Ganiu: Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair po bëhet realitet

Shkup, 30 maj – Kryetari i komunës së Çairit, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot, në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit ka marrë dritën jeshile ndërtimi i Bulevardit “Cvetan Dimov” në komunën e Çairit.

“Qytetarë të nderuar me kënaqësinë më të madhe ju informojmë se në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit sot ka marrë dritën jeshile ndërtimi i Bulevardit “Cvetan Dimov” në komunën e Çairit.

Falënderojmë kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska si dhe falënderojmë të gjithë këshilltarët e Qytetit të Shkupit pa marrë parasysh se cilës parti politike i takojnë që votuan këtë Mega-Projekt të rëndësishëm jo vetëm për banorët e Çairit por për të gjithë shkupjanët”, ka shkruar Ganiu.

https://www.facebook.com/visar.ganiu.7/posts/6489586244451643