Frika nga Neymari

Sonte rikthehen emocionet në Ligën e Kampionëve, pasi që në Portugali do të nis formati “Final Eight”, i cili aplikohet për herë të pare, si pasojë e pandemisë “COVID 19”. Ndeshjet do të zgjidhen brenda 90 minutave apo më shumë në rast të barazimit, ndësa sfida e parë që do të hap këtë format do të jetë ajo mes Atalantës dhe PSZH-së.

Berat Gjimshiti dhe kolegët e tij shijojnë eksperiencë e parë në këtë shteg të Kampionëve, ndërsa trajneri Gasperini beson se rreziku kryesor vjen nga braziliani Nejmar.

Xhanpiero Gasperini, trajneri i Atalantës, tha: “Neymari është një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe është problem për skuadrat më të cilët përballet.

Mbrojtja më e mirë është që të luajmë lojën tonë dhe të gjithë të fokusohen dhe të gjithë të mbrohen nga ai, që do të ishte ideale. Mirëpo ne do të mundohemi që këtë të bëjmë si kolektiv dhe ekip”.