Frika nga KRYEMINISTRI SHQIPTAR, Todorov: LSDM dhe VMRO të bëjnë koalicion

Nikolla Todorov, ish-ministri i shëndetësisë gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE së Nikolla Gruevskit ka theksuar se përse të mos bëhet koalicion mes LSDM dhe VMRO, pas lëvizjes së BDI-së me propozimin për kryeministër shqiptar.

Ai në një postim në facebook ka shkruar se ky veprim i BDI-së ka nxitur ndjenja pjesërisht jo të mira tek maqedonasit.

“Pjesa më e madhe e tyre e shohin këtë si tentim për denacionalizimin e kompletuar të shtetit maqedonas ose e shohin edhe si shqiptarizim të Maqedonisë”, thekson Todorov.

Ai nënvizon se si do të jetë nëse eventualisht partitë maqedonase do të bëjnë koalicion mes tyre.

“LSDM dhe VMRO pse jo të mos bëjnë koalicion? Edhe ashtu LSDM është e hapur edhe për shqiptarët në Maqedoni, ka mjaftë funksionarë, anëtarë, por edhe vota të mjaftueshme shqiptare. Si pjesë të koalicionit ka edhe Lëvizjen BESA”, ka shkruar Todorov.