Foto/ Kukës, forcat Zja.rrfikëse shuajnë Zja.rrin në zonën e Zapodit

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 14 gusht/MEDIAL/ Zjarri i rënë mesnatën e kaluar në zonën e Zapodit, një nga zonat e mbrojtura të parkut Korab-Koritnik, është shuar nga forcat zjarrfikëse.
Menjëherë pas shfaqjes së zjarri në një masiv rrobulli dhe pishë e zezë në zonën e Zapodit, Parku Natyror Korab-Koritnik në vendin e quajtur Kodra Llukovit, bashkia e Kukësit u mobilizua për izolimin e shuarjen e zjarrit.
Punonjësit e administratës të Zonave të Mbrojtura, banorë të fshatit dhe punonjës të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Kukës luftuan në një terren e kushte të vështira të pamjes së kufizuar me zjarrin deri në orët e vona të natës.
Kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici tha se pas rënies së zjarrit mbi fshatin Orçikël te livadhet e Zapodit, një nga zonat e mbrojtura të parkut Korab-Koritnik, menjëherë, efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe banorët e zonës punuan për disa orë dhe shuan zjarrin.

Ai bëri apel qytetarëve për të njoftuar në çdo kohë për çdo rast të rënies së zjarreve. z.tosku/ j.p/

.

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.