FOTO/Investime në Hec-in e Fierzës për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e veprës

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 13 gusht /MEDIAL/- Në Hidrocentralin e Fierzës, vijon puna për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e veprës me rëndësi strategjike në sektorin elektroenergjetik shqiptar.
Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bën të ditur, se investimi parashikon ndërtimin e pilotave dhe barrierë betoni për të siguruar mbrojtjen e pjesës së majtë të bjefit të poshtëm nga rrëshqitjet.
Gjatë dy viteve të fundit KESH ka realizuar investime të konsiderueshme në Hidrocentralin më të madh në vend, atë të Fierzës. Investimet janë fokusuar në  rritjen e efiçencës së prodhimit përmes blerjes së pajisjeve dhe vendosjes së sistemeve që mundësojnë optimizimin e prodhimit.
Rritjen e sigurisë dhe jetëgjatësisë së veprës përmes ndërtimit të pritave malore, rehabilitimit të kullës së ekulibrit, sistemit të vëzhgimit për ruajtjen dhe sigurinë fizike dhe asfaltimin e rrugës së digës.
Investimet gjithashtu synojnë përmirësimin e kushteve të punës përmes instalimit të shkallëve metalike në portat e tunelit nr.4 të shkarkimit, instalim i sistemit të ventilim-kondicionimit në central. Totali i vlerës së investimeve të kryera në këtë vepër energjitike gjatë 3 vitet e fundit arrin në rreth 15 milion euro.

e.xh/
.

Artikulli paraprakBoçi: Arsimi, sektori më pak i mbështetur

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.