Forumi nacional “Barazi shëndetësore, kohezion dhe rezistencë në Maqedoninë e Veriut“

Shkup, 31 maj – Forumi i tretë nacional për shëndetësi “Barazi shëndetësore, kohezion dhe rezistencë në Maqedoninë e Veriut; drejt transformimit të sistemit shëndetësor”, do të mbahet sot në Shkup, me pjesëmarrje të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Besimi dhe Ane Johansen, përfaqësuese speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shefe e Zyrës në Shkup.   

Nga Zyra e OBSH-së theksojnë se në Forumin e tretë nacional për shëndetësi do të bëhet fjalë për mënyrat e përmirësimit të sistemit shëndetësor, e sidomos për qasjen në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit tonë. 

“Qasja deri te shërbimet shëndetësore edhe më tej është sfidë e rëndësishme për shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Në periudhën nga 13 deri më 15 mars të vitit 2023, Ministria e Shëndetësisë, OBSH-ja dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i kanë ftuar palët e prekura nga sektori i shëndetësisë dhe sektorët tjerë që të bisedojnë për konstatimet fillestare të “Vlerës së barrierave për shërbimet shëndetësore” që ka filluar në qershor të vitit 2022 dhe për rrjedhojë, të vërtetohet strategjitë për qasje më të mirë të njerëzve deri te shërbimet shëndetësore, pa marrë parasysh kushtet, në të cilat kanë lindur, rriten, jetojnë, punojnë dhe plaken, si dhe pa marrë parasysh vlerën e të ardhurave të tyre”, informojnë organizatorët e ngjarjes.