FORUMI I GRUAS në BDI me porosi nga SARAJI (FOTO)

/

Sot në Parkun “Saraj” është realizuar takim me gratë e kësaj zone, ku u promovua kandidatja për deputete e Njësisë zgjedhore 1 nga BDI, Shermine Mamuti.

Fjalë rasti ka pasur edhe kryetarja e Forumit të Gruas së BDI, Mukadese Hajdari e cila kërkoi mbështetjen për kandidatet si dhe platformën për kryeministrin e parë shqiptar.

Shermine Mamuti, kandidate e BDI-së në zonën, në postimin e saj shkruan:

“Kush tha që femrat e Sarajit nuk mobilizohen? Jemi më të forta se kurrë! Voto9, Voto BDI”, shkruan Mamuti.