Formacionet zyrtare: Shakhtar – Basel, Taulant Xhaka nga fillimi

Shakhtar Donetsk dhe Baseli i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të luhet në stadiumin ‘Vletins Arena’ në Gjermani.

Për këtë përballje, skuadra ukrainase nuk mund të llogarisë në Ismaily dhe Malyshev që janë të lënduar, ndërsa Khocholava është i ndëshkuar me karton të kuq.

Në anën tjetër, Baseli do të jetë pa lojtarët si, Omlin, Ramires dhe Zuffi, që janë po ashtu të lënduar, gjersa Comert ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov; Dodô, Kryvtsov, Bondar, Matviyenko; Marcos Antônio, Stepanenko, Alan Patrick; Marlos, Junior Moraes, Taison.

Formacioni startues i Baselit: Nikolic; Widmer, Van der Werff, Alderete, Petretta; Xhaka, Frei; Stocker, Campo, Pululu; Cabral.