Formacionet zyrtare: RB Leipzig dhe Atletico luajnë për një vend në gjysmëfinale

RasenBallsport Leipzig dhe Atletico Madridi zhvillojnë përballjen e radhës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi Estadio Jose Alvalade në Lisbonë të Portugalisë është arena e përballjes së këtyre dy skuadrave që luajnë për një vend në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Për të arritur në këtë fazë, Atletico e eliminoi kampionin nga sezoni i kaluar, Liverpool, kurse Leipzigu u tregua më i fortë se Tottenham Hotspur.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julian Nagelsmann dhe Diego Simeone, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Image
Image