Forcohen kapacitetet e rrjetave të operatorëve, deri tani nuk ka ndryshime në çmimet

Shkup, 8 gusht 2020 (MEDIAL) – Agjencia e Komunikimeve Elektronike i realizoi në praktikë të gjitha kërkesat e parashtruara nga operatorët për forcimin e kapaciteteve të rrjeteve, por deri tani nuk ka përgjigje konkrete nga ana e tyre me uljen e çmimeve të shërbimeve publike komunikuese. Në diçka të tillë rregullatori bëri të ditur rreth një muaj më parë pasi që ishin krijuar kushte për zbatimin e masave nga Dekreti që e miratoi Qeveria gjatë gjendjes së jashtëzakonshme duke marrë parasysh faktin që pandeMEDIAL me Kovid-19 e ka rritur vëllimin e aktiviteteve përmes internetit.

Matjet e fundit të AKE nga muaji i kaluar tregojnë se operatorët e kanë arritur shpejtësinë e përkufizuar minimale për transmetimin e të dhënave dhe se ajo arrin së paku 80 Mbps (megabitë në sekondë) të test fajl me madhësi prej 10 GB.

– Janë ndarë rreze të veprimit të radio-frekuencave në shërbimin tokësor celular me të cilat operatorëve u është mundësuar që drejtpërdrejt të kenë mundësinë që ta rrisin qasjen deri te shfrytëzuesi dhe të rrisin kapacitetin për sigurimin e shërbimit internet. Në rrezen e veprimit 2100 MHz janë ndarë rreze prej 2х15 MHz për А1 dhe Telekomit të Maqedonisë me rreze 3.6 GHz i janë ndarë 28.5 MHz. Në mënyrë plotësuese dhe në rrjetin transportues janë ndarë 168 lidhje të linqeve me kapacitet të rritur në mënyrë që sasia e rritur e komunikimit të transmetohet pa humbje. A1-shit i janë ndarë gjithsej 145 linqe, Telekomit të Maqedonisë i janë ndarë gjithsej 23 linqe, ndërsa në rrezen e veprimit 3,6 GHZ janë ndarë 28,5 MHZ për Neotel-in. Deri tani nuk ka informacione për ndonjë ulje të çmimeve, shprehen nga AKE-ja për MEDIAL-n.

Nga operatori i telekomunikimit Telekomi i Maqedonisë theksojnë se kanë investuar në infrastrukturën në mënyrë që ta përmirësojnë dhe rrisin kapacitetin e rrjetit menjëherë pas paraqitjes së pandemisë, që tërësisht e ndryshoi mënyrën e jetesës dhe punën e qytetarëve.

– Në kushte kur informimi, edukimi dhe komunikimi zhvillohen në mënyrë digjitale, ndërsa ende në masë të madhe praktikohet puna nga shtëpia, vazhdimisht jemi të fokusuar që ta mbajmë të qëndrueshëm kapacitetin e rrjetit dhe komunikacionin e internetit. Aktivitetet që janë ndërmarrë deri tani, nënkuptojnë investime të vazhdueshme në mënyrë që t’i plotësojmë nevojat digjitale të shfrytëzuesve, por edhe t’u dalim në ndihmë nevojave dhe interesave të gjithë faktorëve në shoqërinë. Krahas rrjetit të qëndrueshëm siguruam vlera plotësuese, oferta dhe përmbajtje pa kompensime për shfrytëzuesit, ndërsa si kompani e përgjegjshme shoqërore investuam në bashkësinë duke siguruar internet për 30.000 fëmijë nga familjet e rrezikuara për edukim onlajn. Sikurse deri tani, mbetemi edhe më tutje të përkushtuar që të sigurojmë komunikim të papenguar dhe ndërlidhje të qytetarëve, duke dhënë kontributin e tyre personal për të mirën e të gjithëve në shoqërinë, deklaruan për MEDIAL-n nga Telekomi.

Agjencia për Komunikime Elektronike si trup rregullator zbaton rregullisht matje të cilësisë së shërbimeve që sigurohen përmes rrjeteve radiokomunikuese, por për shkak

të gjendjes me virusin korona gjatë periudhës së kaluar janë zbatuar vetëm matje në territorin e qytetit të Shkupit dhe ato janë të karakterit informativ. Këto matje tregojnë se parametrat për cilësi janë përmirësuar dukshëm nga ato që janë marrë nga matjet në fushatën e vitit 2019. Në pjesën për shpejtësinë e transmetimit të të dhënave me ndryshimin e fundit të Rregullores për cilësi, shpejtësia minimale mesatare është definuar të arrijë 55 Mbps (megalite në sekonda), ndërsa në përputhje me matjet e fundit nga java e kaluar operatorët e kanë arritur dhe ajo arrin së paku 80 Mbps (megabitë në sekondë) në test fajl me madhësi prej 10 GB, informojnë nga AKE-ja.

Nga numri i përgjithshëm i ankesave deri te KEA, në periudhën e kaluar ka pasur vetëm një kërkesë që ka të bëjë me cilësinë e internetit që sigurohet përmes rrjetit radiokomunikues prej çka mund të konstatohet se nuk ka rritje të ankesave të parashtruara për këtë shërbim. Nëse qytetarët nuk janë të kënaqur nga shërbimi i internetit të siguruar përmes rrjetit të radiokomunikimit, procedura është identike sikurse për të gjitha shërbimet tjera. Së pari parashtrojnë ankesë deri te operatori, e nëse janë të pakënaqur nga përgjigjja e tij parashtrojnë ankesë në AKE. AKE-ja posedon pajisje të sofistikuar matëse me të cilën mund të matet cilësia e të gjitha shërbimeve që sigurohen përmes rrjetit radiokomunikues.

– Investimet i planifikojnë operatorët, ndërsa gjithsesi se ato në pjesën më të madhe janë të shkaktuara nga nevoja për sasi të rritur të internetit. AKE-ja, në përputhje me rregullat ligjore, si rregullator, në çdo kohë do të jetë gati për t’i ndjekur investimet e operatorëve dhe të përgjigjet në mënyrë përkatëse ndaj nevojave të tyre, bëjnë të ditur nga AKE-ja në përgjigjen e pyetjes sonë për mundësitë për investimet e mëtejshme të ardhshme.

Lidhur me premtimet parazgjedhore që u hasën në programet partiake për vendosjen e operatorit të ri celular, nga trupi rregullator theksojnë se në vazhdimësi e ndjekin parimin e Ligjit për komunikime elektronike për rritjen e vazhdueshme të konkurrencës në tregun e shërbimeve elektronike në shtet dhe i siguron të gjitha kushtet e nevojshme si rregullator.

AKE-ja tashmë paralajmëroi se procedura për ndarjen e radiofrekuencës për 5G do ta fillojë deri në fund të këtij viti përmes ankandit, me ç’rast do të ofrohen leje për të gjitha rrezet. Dy operatorët ekzistues për shkak të kushteve të shkaktuara nga Kovid-19, janë për prolongimin e procedurës së ndarjes së radiofrekuencës për 5G për vitin e ardhshëm, derisa EOLO, investitori i interesuar i huaj, konsideron se duhet të zbatohet në një kohë sa më të afërt. – Me fillimin e procedurës rritet edhe mundësia për rritjen e konkurrencës edhe nga palë të tjera të interesuara, e gjithsesi edhe se operatori i tretë i rrjetës është edhe njëri prej qëllimeve të AKE-së, vlerësuan nga trupi rregullator në përgjigjen e komenteve të mbërritura për debatin publik për procedurën për ndarjen e lejeve 5G.

Më 18-in e këtij muaji AKE-ja paralajmëroi se për së paku dy herë do të rriten kapacitetet për transport të komunikacionit të operatorëve në tregun e komunikimeve elektronike, që ishin zvogëluar për shkak të ngarkesës së rrjeteve pasi që për shkak të

krizës me Kovid-19 pjesa më e madhe e popullatës i ushtronte obligimet onlajn. Me dekretin e 10-it të muajit të kaluar u mundësua ndarje plotësuese e rrezeve të veprimit të radiofrekuencave dhe radiofrekuencave për operatorët e tregut të telekomunikimit, pasi që është konstatuar se kapacitet e rrjetave të operatorëve janë sjellë thuajse deri në shfrytëzimin maksimal dhe përballen me shumë intervenime në mirëmbajtjen e rrjetave. Përdoruesit këtë e ndjejnë përmes marrjes së shërbimeve me cilësi joadekuate dhe llogari më të larta, veçanërisht në pjesën e shërbimit të internetit. Atëherë AKE-ja potencoi se është për të pritur që ata t’i ulin çmimet ndaj përdoruesve përfundimtarë pas mangësive të mënjanuara dhe punës së lehtësuar.

Të dhënat e fundit zyrtare të institucioneve kompetente, tregojnë se në fund të vitit të kaluar në një shtet prej 90 subjekteve të notifikuara në evidencë zyrtare të AKE-së, 88 subjekte kanë siguruar shërbime për transmetimin e të dhënave. Në vitin 2019, 81,8 për qind e amvisërive kanë pasur qasje në internet nga shtëpia. Shtatëdhjetë për qind од amvisërive kanë pasur lidhje me brez të gjerë në internet, ndërsa 85,8 për qind e subjekteve afariste (me 10 ose më shumë të punësuar) lidhje fikse me brez të gjerë në internet.

Lidija Vellkovska