Flamurtari me pikë të madhe Mitrovica

Flamurtari i Prishtinës, me kryetrajnerin Sunaj Keçi, importuan një pikë të madhe në luftë për mbetjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Kuqezinjtë  barazuan me rivalin direkt për ekzistencë Trepçën ’89, me rezultat 1:0, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Në minutën e 33-të, Bashkim Shala shënon për 0:1 pas asistimit nga Shend Kelmendi.

Në fund të sfidës, në minutën e 90+6’ mitrovicasi barazuan rezultatin 1:1 me golin e Muharren Jasharit.

Flamurtari lëshoi fitoren nga dora, e Trepça ’89 ndali një pikë. Flamurtari është në vend të tetë me 33 pikë, ndërsa Trepça ’89 është i dhjeti me 28 sosh.