Fituesja e Miss Golden Girl është e dashura e gazetarit shqiptar

Bjellorusia këtë vit u përfaqësua në “Miss Globe” nga Ekaterina Dubenik, e cila arriti të kurorëzohej si “Miss Golden Girl”, në një ceremoni që u zhvillua në Tiranë të shtunën, më 15 tetor.

Ekaterina nuk është emër i panjohur pasi dy vite më parë ajo u bë pjesë e portaleve si e dashura bjelloruse e gazetarit të njohur Klinton Zeqirajt.

Klinton Zeqiraj, gazetari i emisionit “Stop”, prej kohësh është në një lidhje me Ekaterinën. Dyshja u njohën në Sarandë dhe siç ka treguar Klintoni, ajo është personi i duhur për të.

“Kam një shprehje që ua them gjithmonë njerëzve që më shoqërojnë: “Mos dashuroni sende dhe persona, por për motive dhe qëllime!”. Të flas për dashuri jete është akoma herët. Mendoj se kam gjetur personin e duhur pasi më plotëson në shumë tipare dhe në karakterin që unë kam. Kemi gjithashtu edhe shumë të përbashkëta. Jemi thuajse i njëjti tip”, është shprehur Klintoni në një intervistë për “Panorama plus”.

“Me të mbaruar studimet, Katerina me dëshirën e saj do që ne të jetojmë në Shqipëri”, ka treguar gazetari duke shtuar se edhe martesa nuk është shumë larg.