Filmi ”Schauerfilm”, fitoi çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në Indi

Filmi me metrazh të shkurtër ”Schauerfilm” me skenar dhe regji nga Lorena Sopi e ka fituar çmimin e filmit më të mirë në Film de Arte në Bengalin Perëndimor – Indi.

Tema që e trajtohet në film është se në një nga shkollat ​​e filmit, gjatë orës së historisë, mungojnë disa nxënës. Profesori dërgoi kolegjet për të ftuar studentët. Studentët që dërgohen për t’i ftuar ata nuk kthehen. Ata janë humbur dhe zhdukur në një mënyrë misterioze mes labirinteve dhe klasave të shkollës.

Në rolet kryesore luajnë Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa etj.