Filluan punët ndërtimore për furnizim me ujë të fshatrave të Velesit Rashtan, Buzallakovë dhe Klukovec

Veles, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Filluan punët ndërtimore të mihjes së kanaleve për vendosjen e gypave të ujësjellësit për furnizim me ujë të fshatrave të Velesit Buzallakovë dhe Rashtan, dhe në fshatin Klukovec, nga sistemi i ujësjellësit të qytetit i cili furnizohet me ujë nga HE “Lisiçe”.

Investimi është në vlerë të përgjithshme prej 29 milionë denarëve apo për më pak se 500 mijë euro, të siguruara nga BEI përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

Siç informojnë nga Komuna e Velesit, gjatësia e përgjithshme e sistemit është 10,1 km. Ata, këto ditë kontrolluan punët ndërtimore.

“Me projektin, fshatrat Buzallakovë dhe Rashtan si dhe Klukovec do të lidhen me rrjetin e qytetit të ujësjellësit, me çka do të kenë ujë të pastër, cilësor, të sigurt dhe ujë të shëndetshëm për pirje që është prioriteti ynë kryesor”, thonë nga Komuna e Velesit.

Me këtë zgjidhet një nga problemet disavjeçare, potencojnë nga Komuna e Velesit. ab/