Filloi Kolonia ndërkombëtare e artit figurativ “Gostivari 2020”

Gostivar, 8 gusht 2020 (MEDIAL) – Në prani të dhjetëra artistëve të rinj dhe organizatorëve nga  Shoqata e artistëve të artit figurativ “Draudakum” mbrëmë u shënua fillimi i edicionit të këtij viti të Kolonisë ndërkombëtare të artit figurativ Gostivari 2020.

Edicioni i pesëmbëdhjetë i sivjetshëm ka më shumë pjesëmarrës, por për shkak të pandemisë, shumica e veprave të tyre do të krijohen në kushte shtëpie. Artistë më të rinj, nga dje dhe tre ditët e ardhshme do të krijojnë në hotelin “Panorama” afër Gostivarit

Kryetari i shoqatës “Draudakum”, Reshat Ameti, tha se kolonia artistike është një vlerë e madhe për qytetin e Gostivar, kështu që ata vendosën ta mbajnë këtë vit, pavarësisht kushteve të vendosura nga pandeMEDIAL.

Përfaqësuesja e pushtetit vendor, Imrije Saliu dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës, Afan Elezi përshëndetën iniciativën dhe njoftuan se do të vazhdojnë ta mbështesin manifestimin.

Këtë vit, në koloni marrin pjesë 70 artistë nga e gjithë bota, të cilët do të krijojnë punimet në ateliet e tyre dhe në shtëpi. Pas përfundimit, do të organizohet një ekspozitë në grup.

Kolonia ndërkombëtare e artit figurativ “Gostivari 2020” mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe nga Komuna e Gostivarit. mb/