Filloi festivali folklorik shqiptar “Oda Dibrane”

Në prani të përfaqësuesve të autoriteteve lokale të Dibrës dhe qytetit kufitar shqiptar të Peshkopisë, mbrëmë në Qendrën e Kulturës në Dibër filloi edicioni i 29-të i festivalit tradicional folklorik shqiptar “Oda dibrane”.

Manifestimi, i cili tradicionalisht mbahet në Peshkopi, për herë të parë u mbajt në Dibër tetë vjet më parë, që kur filloi zyrtarisht në Dibër.

Deputeti Krashi falënderoi për mikpritjen, duke uruar momente të këndshme me performancën e ansambleve folklorike nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.