Filipçe: Votimi i të sëmurëve me Kovid-19 deri tani pa probleme

Sveti Nikollë, 13 korrik 2020 (MEDIAL) – Janë formuar këshilla zgjedhorë me mjekë për zhvillim të procesit zgjedhor  te të sëmurët me Kovid-19 dhe personat  në vetizolim,  ata janë furnizuar me pajisje përkatëse mbrojtëse, votimi realizohet dhe deri tani nuk ka informata për ç’farëdo lloj probleme, deklaroi sot në Sveti Nikollë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në nivel të gjithë shtetit sot  të drejtë të votimit kanë  706 persona të sëmurë me Kovid-19 dhe në vetizolim,  ndërsa nesër është parashikuar të votojnë  personat e sëmurë dhe të pafuqishëm numri i të cilëve arrin 8.852,  personat  në 12 Institucione  ndëshkuese-përmirësuese dhe atë 1.657 të burgosur dhe gjashtë  persona shpërngulës të brendshëm. Në 17 shtëpi të pleqve të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 357 votues. sa/