Filipçe paralajmëroi rroga më të larta për punonjësit shëndetësorë për 40 për qind

Shtip, 28 qershor 2020 (MEDIAL) – Kryetari i Komisionit për shëndetësi i LSDM-së dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nga Shtipi paralajmëroi rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë për 40 për qind, në periudhë prej katër viteve.

“Do të investojmë në resurse njerëzore, çdo vit do t’i rrisim rrogat e punonjësve shëndetësore dhe bashkëpunëtorëve për 10 për qind në vit, respektivisht 40 për qind për katër vite. Mjekët e rinjë, të cilët janë në specializim dhe janë jashtë Shkupit, do të marrin 12.000 denarë subvencion për zgjidhjen e çështjes së banimit. Do ta rrisim numrin e specializimeve. Mjekët e rinjë do të kenë mundësi të përparojnë në shkencë, shumë më tepër se deri tani”, tha Filipçe.

Ai shtoi se tërësisht do të zvogëlohet byrokracia në procesin e shërbimeve shëndetësore, respektivisht se do të ketë shëndetësi elektrike, e cila do të sigurojë më pak byrokraci dhe shërbim më të shpejtë shëndetësor. Filipçe përkujtoi se vetëm para tre viteve sistemi shëndetësor ka qenë krejtësisht i shkatërruar, ndërsa sot me vullnet të fuqishëm dhe politikë racionale, u sigurua sistem stabil shëndetësor, i cili në mënyrë efikase i’u përgjigj krizës shëndetësore.

“Për kohë të shpejtë kemi siguruar pajisje, infrastrukturë. Për qytetarët kemi siguruar ilaçe cilësore, investuam në vaksina, e kemi zgjeruar përfshirjen e vaksinimit në mbi 90 për qind në nivel shtetëror, është përgjysmuar edhe vdekshmëria te foshnjet e sapolindura”, shtoi Filipçe. bsh/