Filipçe: Mos harro maskë, dezinfektim dhe të mbash distancë

/

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve të mos harrojnë maskë, dezinfektim dhe të mbajnë distancë.

“Kam harruar, më nuk është arsyetim. Harresa e masave bazë për mbrojtje mund të jetë fatale. Nuk harron çelësa, telefon dhe para? Mos harro maskë, dezinfektim dhe të mbash distancë. Është e thjeshtë”, ka publikuar në profilin e tij në Fejsbuk Filipçe.