Filipçe: Me hapjen e kufijve dhe aeroporteve nuk do të rritet numrin i pacientëve të diagnostikuar

Manastir, 24 qershor 2020 (MEDIAL) – Hapja e kufijve nuk paraqet rrezik për rritjen e numrit të rasteve të reja, pasi që transmisioni lokal është rreziku më i madh, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë vizitës pasdite në Spitalin klinik – Manastir.

Sipas Filipçes, hapja e kufijve me kontrollin e vendosur në aeroporte dhe mënyrën e anketimit të udhëtarëve në hyrje të shtetit, nuk paraqet rrezik për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

“Siç është e njohur, në fillim të krizës kemi pasur raste të cilët kanë ardhur nga jashtë, por ata paraqisnin rrezik për numër të vogël të kontakteve në afërsinë e tyre të drejtpërdrejtë. Nëse respektohen masat parandaluese, atëherë ky rrezik prakitikisht vendoset në minimum. Nuk mundet asnjë shtet në botë të jetojë vet i mbyllur në kufijtë e tij. Vlerësoj se hapja e kufijve me kontrollin që e kemi, respektivisht kamerat termale në aeroporte dhe mënyrën e anketimit të udhëtarëve në hyrje të shtetit, vlerësoj se nuk ka rrezik për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar”, tha ministri Filipçe.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me mundësitë dhe kushtet që punonjësit shëndetësorë të shfrytezojnë pushim, ministri Filipçe tha se do të bëhet sistem i organizimit autentik të çdo institucioni shëndetësor publik.

“Duke marrë parasysh se nga fillimi i krizës punonjësit shëndetësorë punojnë pandërprerë 24 orë, do të bëhet orar adekuat në çdo ISHP, pasi punonjësve shëndetësorë u nevojitet pushim, por kjo nuk do të thotë pengesë në punën e institucioneve shëndetësore publike”, u përgjigj ministri Filipçe.

Gjatë vizitës në Spitalin klinik – Manastir, ministri u njoftua me punën e këtij institucioni shëndetësor publik, si dhe me fillimin e labortatorisë së re për analiza për virusin Kovid 19, i cili punon në përbërje të Qendrës për shëndet publik – Manastir. bsh/