Filipçe: Gradualisht kthehen në funksion një pjesë e ISHP-ve dhe klinikave

Shkup, 22 qershor 2020 (MEDIAL) – Rritja e numrit të pacientë të diagnostifikuar dhe të hospitalizuar me koronavirus e ka shtyrë kthimin e filluar në normale të punës së institucioneve publike shëndetësore, por anulohen vetëm intervenimet kronike. Asnjë intervenim i cili mund ta rrezikojë shëndetin ose ta komplikojë  gjendjen shëndetësore nuk anulohet, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Saktë është se ne filluam me përgatitje për kthimin në normale të punës së institucioneve publike, por atëherë filluan numri i madh i pacientëve së pari të diagnostifikohen dhe më pas të hospitalizohen në spitale, që ishte arsye që atë fillim ta anulojmë. Jemi në komunikim intensiv dhe të çdo ditshëm me drejtorët e të gjitha spitaleve ku pranohen pacientë me Kovid, drejtorët tregojnë në atë se anulohen vetëm intervenimet kronike. Do të thotë se asnkë intervenim i cili mund ta rrezikojë shëndetin ose ta komplikojë gjendjen shëndetësore nuk anulohet, ndërsa pas konsultimit dhe vendimit të kolegjiumit profesional të klinikës ose të spitalit”, ka thënë Filipçe në pyetje të gazetarëve deri kur do të shtyhen intervenimet e caktuara tek pacientët pas krizës së kovid-19. fb/