Filipçe: Duartrokitjet janë për mjekët dhe infermieret kudo edhe në Kumanovë të cilët me sukses janë ballafaquar me krizën

Kumanovë, 12 korrik 2020 (MEDIAL) – Duartrokitjet janë për mjekët dhe infermieret kudo, përfshirë në Kumanovë, të cilët me sukses u ballafaquan me këtë krizë. Askush në botë nuk e ka parashikuar një krizë të tillë, nuk ndodh në 100 vjet, nuk ka sisteme dimensionale shëndetësore për këtë, por kemi prezantuar masa parandaluese në kohën e duhur, kemi siguruar infrastrukturë, e kemi rritur kapacitetin e testimit, kemi zbuluar raste asimptomatike dhe kemi parandaluar komplikime. Ne kishim pengesa nga opozita, ata vendosnin pengesa në rrugën tonë, përhapnin pengesa, i bllokonin paratë nga Banka Botërore për ta forcuar kujdesin shëndetësor, tani do t’i kishim pajisjet që të gatshëm të ballafaqohemi me valën e vjeshtës. Por do ta fitojmë kredinë”, tha sonte nga Kumanova kryetari i Komisionit të Shëndetësisë pranë LSDM-së dhe ministër i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se në periudhën e kaluar kanë punuar për investime në Qendrën e Urgjencës në Kumanovë, në infrastrukturën në Qendrën Klinike në Shkup, që insulinat me certifikata të cilësisë ;po sillen sipas standardeve botërore.

Ai u tha banorëve të Kumanovës që ta hedhin poshtë cinizmin dhe pesimizmin dhe të rrethojnë numrin 3 për ekipin e Zaevit, i cili, siç tha ministri Filipçe, “i zgjidhi çështjet më të mëdha edhe për kryeministrin dhe bartësin e listës në Njësinë zgjedhore 1, Oliver Spasovski, i cili heroikisht ballafaqohet edhe në shoqërinë edhe në shëndetësinë dhe ekonominë”. ls/fab