Festivali i filmit të shkurtër “Drim Short” në Strugë
Strugë, 14 gusht – Nga sot në Strugë do të mbahet edicioni i shtatë i festivalit të filmit të shkurtër “Drim Short”.
Programi i festivalit edhe këtë vit do të ndahet në katër ditë festivali, me filma në kategori garuese, përkatësisht rajonal, ndërkombëtar, përkatësisht program special rajonal, ndërkombëtar, studentor “Përballje me të kaluarën”.
Përveç programeve garuese, festivali do të përfshijë edhe revy dhe programe speciale filmike.
Një pjesë e të gjithë festivalit sërish do të jetë programi edukativ, i shoqëruar me master klasa, diskutime dhe punëtori për filmin e shkurtër si pjesë e rrjetit rajonal të festivaleve të filmit të shkurtër Balkan Short Film Network..

