Festivalet që po organizohen në Kosovë janë projekte për zhveshje nga identiteti

në kategorine Opinione

Çdo ditë në Kosovë po shfaqen festivalet të reja.
Pothuajse në çdo qytet po organizohet nga një i tillë dhe për secilin prej tyre
po derdhen me miliona euro. Emrat e disave, po lakohen për bashkë me skandalet
që po i shoqërojnë. Madje, madje një i tillë u ndalua me vendim të Ministrisë
së Tregtisë, për motive të ngjashme, e tek një tjetër pati përleshje të rënda,
ku disa pjesëmarrës pësuan lëndime serioze. E megjithatë, organizimet e tilla,
po vijojnë me veprimtarinë e tyre.

Duke pas parasysh se Kosova ka shumë probleme, a është
normale që në rrethana të tilla të ketë kaq shumë festivale dhe në këto lloj
organizimesh të transferohen miliona euro? Përderisa e dimë gjendjen aktuale në
sferën e edukimit, pse po bëhen gjithë këto dhe pse, sidomos,  një dorë e fshehur po i mbulon shëmtitë që po i
shoqërojnë këto festivale, në mënyrë qe të mbrohet imazhi i tyre? Pse këto shëmtime
dhe skandale po fshihen nga publiku dhe po transmetohen ndryshe tek ata? Për
shembull, vitin e kaluar, një artist i famshëm nga Kosova, i cili po
performonte në për “DokuNights” në kuadër të Doku Festit, u kap me një
substancë narkotike shumë të fortë dhe kjo ngjarje u përmend në media vetëm si një
arrestim në lagjen Marash të Prizrenit, pa iu referuar ngjarjes në kuadër të së
cilës ndodhi. E njëjta gjë po vazhdon edhe sivjet. Personat të cilët po
arrestohen në aktivitetet e “DokuNights” në media nuk po përmenden, ose vetëm
po thuhet se janë arrestuar në lagjen Marash të Prizrenit. Në anën tjetër ata
që po kapen në festivalin “Ngom Fest” po citohen sikur janë kapur në kalanë e qytetit,
pa iu referuar fare emrit të eventit.

Festivalet të tilla janë shndërruar në një treg të
jashtëzakonshëm për shitësit e drogës. Shumë të rinj po bien në këso lloj kurthesh,
duke u bërë kështu klientë në një lloj të pistë të tregut. Teksa po ndodhin të
gjitha këto, askush nuk po interesohet për anën tjetër të medaljes.

Parë nga prizmi global, të gjitha këto festivale të organizuara,
janë në të vërtetë, i njëjti projekt. Pra bëhet fjalë për një projekt përmes së
cilit synohet të prodhohet një gjeneratë e re në botë. Kjo gjeneratë e re nuk
do të njoh asnjë vlerë, dhe vlerat aktuale do t’i sheh si një prapambeturi. Nuk
do të ketë koncepte si fe, gjuhë, racë dhe do shndërrohet në një gjeneratë pa
identitet. E gjithë ajo se çfarë shtrihet nën këto është koncepti për ta NORMALIZUAR
ANORMALITETIN.

Nëse i shohim festivalet e filmave që po organizohen në
Kosovë, do të vërejmë se këto përmbajnë mesazhe tinëzare. Pothuajse të gjithë
filmat, me një besnikëri të lartë, ia dedikojnë këto mesazhe tinëzare,
ndërdijes së njerëzve.

Të gjitha këto aktivitete në 20 vitet e fundit janë
pothuajse në fazën e fryt-dhënies. Ne nuk mund të mos themi se: rritja e
shpejtë e përdorimit të drogës në Kosovë, shfrenimet seksuale – që nisin diku
nga periudha e klasëve të ulëta të fillores, lëkundja e konceptit familje dhe
rritja e shkurorëzimeve janë vetëm rastësore. Por më e keqja është se ata që po
mbajnë ekranet e TV-ve dhe qoshet e gazetave po përpiqen të sheshin këto anti-vlera
sikur civilizim dhe në rast të ndonjë një kritike me të vogël, ata fillojnë të
akuzojnë kritikuesit si të prapambetur dhe se dëshirojnë të shkëpusin Kosovën
nga Perëndimi. Ata e përkufizojnë veten si intelektualë dhe thonë se ajo që
shoqëria e konsideron si vlerë është në të vërtetë Tabu dhe se e gjithë kjo
duhet të rrënohet. Për fat të keq brezat e rinj kanë filluar që këto vlera t’i
shohin si TABU, dhe kjo dukuri po përhapet shpejt.

Por ajo që po përkufizohet si civilizim nuk është asgjë
tjetër përveç se KALBJE e shoqërisë.

Nëse pranë këtyre dukurive heshtet dhe nuk flitet atëherë
në një të ardhme të afërt do të jetë vonë për gjithçka. Në të ardhmen numri i
përdoruesve të substancave narkotike do të jetë në shifrat alarmante, do të
rriten shkurorëzimet e çifteve, me rritjen 
numrit të shkurorëzimeve do të rritet edhe numri i fëmijëve që do të këputen
nga koncepti i familjes, si e tillë këta fëmijë do të ‘kalben’ brenda në
shoqëri. Sot, ata që flasin për të ashtuquajturin përparim të shoqërisë janë në
të vërtetë armiqtë më të mëdhenj të kësaj shoqërie.

Këto festivale nuk janë asgjë tjetër veçse një projekt i cili
synon zhveshjen e të rinjve nga identiteti dhe vlerat e tyre. Ndaj këtyre projekteve
duhet të jemi shumë vigjilentë dhe prindërit duhet t’i paralajmërojnë fëmijët e
tyre shumë seriozisht. Institucionet e Kosovës duhet t’i thirrin mendjes së
tyre dhe të shohin se çfarë lloj kurthesh janë këto projekte të cilat e
tentojnë të na gëlltisin si civilizim. Bllokimi kanë qenë këto projekte
civilizimi. Përndryshe, në të ardhmen do të hasim në brezat të sëmurë dhe
shpirtërisht të kalbur!

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.