Ferizaj afër mposhtjes së koronavirusit, kaq persona janë të infektuar

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë shëruar 38 pacientë me koronavirus, 7 prej tyre në Ferizaj.

Siç ka njoftuar komuna e Ferizajt, gjatë ditës së sotme nuk ka pasur raste të reja. Në këtë komuna janë shëruar 130 persona, ndërsa raste aktive janë 9.

“7 ferizajas të shëruar nga COVID-19 e zero raste të reja! Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 7 Ferizajas të shëruar që çon në 130 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive”, thuhet në njoftimin e komunës.