Fejohet djali i David Beckham

Brooklyn Beckham thuhet se është fejuar me të dashurën e tij Nicola Peltz, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Fotografi, 21 vjeç, me sa duket ka qenë duke u thënë miqve të tij se ai i propozoi gjysmës tjetër, 25 vjeçe.

Një i brendshëm i tha “Mirror” se prindërit e tij David, 45 vjeç dhe Victoria, 46 vjeçe, ia kanë dhënë bekimin e tyre për martesën.

Një burim i tha “Mirror”: ‘Brooklyn u ka thënë miqve të tij në LA se ai dhe Nicola janë fejuar.

Kjo thuhet se është emocionuese për familjen edhe pas marrëdhënieve të ngurta që kishin në familje.

Dyshja ishin në lidhje për rreth nëntë muaj dhe Brooklyn më herët kishte lidhje me aktoren Chloe Moretz dhe modelen Hana Cross, të dyja në moshën 23 vjeç.

Ata shpesh ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjete sociale, duke ndarë edhe fotografi romantike. /Lajmi.net/