Fauçi: E shqyrtojmë mundësinë për testime në grup

Uashington, 26 prill 2020 (MEDIAL) – Doktor Antoni Fauçi, eksperti më i madh për sëmundjet infektive në SHBA deklaroi sot se grupi i punës për koronavirus i Shtëpisë së Bardhë po “mendon seriozisht” për testimin grupor për Kovid-19 dhe se strategjia aktuale e testimit është treguar si jo adekuate.

Propozimi është ende duke u shqyrtuar dhe nuk pritet të shpallet në një konferencë të grupit të punës gjatë ditës, tha Fauçi për CNN.

Edhe pse presidenti amerikan Donald Tramp e ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme nevojën për rritje të numrit të testimeve, ndërsa javën e kaluar propozoi ngadalësim të testimit, ka gjithnjë e më shumë raste të konfirmuara.

“Diçka nuk po funksionon”, tha Fauçi për qasjen e tanishme.

Testimi në grup është me kombinim të disa mostrave dhe pastaj mostrat e kombinuara testohen me një test të vetëm diagnostikues.

Në këtë mënyrë, një grup prej 25 personash mund të testohet me një test dhe jo me ndihmën e 25 testeve të veçanta diagnostikuese. Nëse rezultati është negativ, atëherë 25 persona eliminohen me një test. Nëse rezultati është pozitiv, njerëzit testohen përsëri individualisht.

Muajin e kaluar, zyrtarët lokalë të shëndetit në qytetin kinez Vuhan komunikuan se kanë arritur të testojnë më shumë se nëntë milionë njerëz duke përdorur 6.6 milionë teste. Mediat kineze raportuan se Vuhani kishte përdorur metodë testimi në grup, raporton CNN. mb/

Таг