FAR: Tre të katërtat e të rinjve nuk besojnë se funksionarët shtetërorë kujdesen për ta

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 gusht 2019 (MEDIAL) – Dyzet e gjashtë për qind e nxënësve të shkollave të mesme  nuk kanë komunitet të shkollës së mesme në shkollat e tyre dhe nuk janë të përfshirë në vendimmarrje në nivel të shkollës së tyre, ndërsa më shumë se tre të katërtat e të rinjve nuk besojnë se funksionarët shtetërorë kujdesen për interesat e të rinjve.

Këtë e tregon hulumtimi për kapital social i të rinjve në shtet që Forumi Arsimor Rinor e ka zbatuar gjatë këtij dhe vitit të kaluar, të prezantuar sot, në ditën e parë të Akademisë rimore pesëditore në Dojran, që po mbahet  me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve.  Diçka më shumë se 70 për qind e të rinjve në përgjithësi nuk kanë besim në mjedisin rreth tyre – duke besuar se pothuajse të gjitha marrëdhëniet shoqërore janë vendosur me interesa personale, bëri të ditur FAR.

 

Në Akademinë rinore ka 100 pjesëmarrës nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Kumanova, Negotina dhe Prilepi. Ata janë të ndarë në katër programe: Shprehje të argumentuar,  Institucione të Bashkimit Evropian, Edukim mediatik dhe Pjesëmarrje   të nxënësve të shkollave të mesme. Do të marrin pjesë në në sërë ligjëratash dhe duhet të japin kontribut në krijimin e deklaratës së parë rinore që më vonë do të prezantohet   para institucioneve në nivel kombëtar.

AkadeMEDIAL rinore është pjesë e një sërë ngjarjesh me të cilin Forumi Arsimor Rinor e shënon 20 vjetorin. Ngjarja pjesërisht financohet nga Qyteti i Shkupit, Qendra për Arsim Qytetar të Maqedonisë përmes projektit për Integrim ndëretnik të të rinjve në arsim dhe Ambasada amerikane.

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.