Facebook ju ka ofruar publikuesve miliona dollarë në këmbim të përmbajtjeve të tyre

në kategorine Galileo

Facebook por përgatitet për të lançuar një panel të dedikuar lajmesh duke u ofruar publikuesve marrëveshje miliona dollarëshe sipas The Wall Street Journal.

Rrjeti social mësohet tu ketë thënë publikuesve është gati tu paguajë deri në 3 milionë dollarë në vit për të licencuar përdorimin e përmbajtjeve të tyre në këtë seksion dhe burimet e WSJ thanë se mund të debutojë këtë Vjeshtë.

Sipas gazetës Amerikane Facebook është takuar me ABC News, the Washington Post, Bloomberg e shumë të tjerë për tu dhënë ofertën e tyre.

Nuk dihet sesa prej publikuesve kanë pranuar ofertën e Facebook por sipas raportimeve bëhet fjalë për një marrëveshje 3-vjeçare.

Planet për një tab të dedikuar lajmesh u zbuluan nga Mark Zuckerberg në fillim të këtij viti, pak pasi Apple lançoi shërbimin me pagesë të lajmeve.

Atë kohë u tha se shërbimi do të ishte falas për tu përdorur edhe pse Facebook është gati ti paguajë publikuesit për përmbajtjet e tyre.

Bazuar në raportin e WSJ, tabi mund të ofrojë një miks artikujsh të plotë por edhe pjesëza. Publikuesit mund të zgjedhin nëse duan të publikojnë lajmet e plota apo vetëm një titull apo pjesë të shkurtër së bashku me një link në uebsajtet e tyre. Zgjedhja e fundit do të dërgonte trafikun në domanin e tyre edhe pse Facebook do të paguante më tepër që lexuesit të ngeleshin në platformë. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.