Euroambasadori Dejvid Gir e vizitoi komunën e Dojranit

Shkup, 6 gusht – Për vizitë punë në komunën Dojran sot qëndroi euroambasadori Dejvid Gir, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, i cili në takim me kryetarin Ango Angov ishte njoftuar me projektet e realizuara deri më tani të financuara nga fondet e BE-së.

Gjatë vizitës në Dojran, euroambasadori Gir dhe kryetari Angov shëtitën përgjatë parkut hortikulturor të qytetit të rregulluar komplet dhe e vizituan skenën e hapur verore, si projekte të cilat janë realizuar me ndihmë financiare të BE-së.

“Biseduam me euroambasadorin Gir edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm me projekte të mundshme të ardhshme të cilat fillimisht do t’i definojmë si prioritare, ndërsa pastaj bashkërisht do t’i realizojmë për Dojran më të bukur dhe më modern”, tha kryetari Angov.

Ai theksoi se me euroambasadorin Dejvi Gir janë marrë vesh që komuna e Dojranit, si lider në shfrytëzimin e mjeteve të BE-së, të vazhdojë me kapacitet edhe më të madh dhe intensitet t’i shfrytëzojë fondet e BE-së.

Projekti për rregullim holikulturor të pjesës qendrore të pushimores Dojrani i Vjetër është realizuar në hapësirë prej 36.000 metra katrorë