Esnafi i Çarshisë dënon sulmin ndaj ekipit të Alsat

Shkup, 21 gusht – Esnafi i Çarshisë e dënon sulmin ndaj ekipit të televizionit Alsat. Bujar Dullovi thotë se Esnafi do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, duke nënvizuar se gazetarët kanë qenë dhe janë të mirëseardhur në Çarshi.

“Ne nuk qëndrojmë pas njerëzve që e humbin imazhin e Çarshisë… Sidomos nga ana juaj dhe gazetarët që gjithmonë janë munduar dhe kanë tentuar dhe janë munduar për të na e ngrit imazhin, falë jush dhe punës tonë ne e kemi arrit dhe nuk e lejojmë që dikush të na hup imazhin tonë, të keqpërdoret emri i gjithë Çarshisë…. Distancohemi, kërkojmë që të paraqitet vet ai para organeve që janë përkatëse, ta pranoj dhe ta mbaroj këtë punë…,” u shpreh Bujar Dullovi, Esnafi i Çarshisë.