Eskobar: Punojmë me partnerët evropian për eurointegrim të shpejtë të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 6 dhjetor – SHBA-ja shpreh mbështetje të fuqishme për integrim të shpejtë evropian të Maqedonisë së Veriut dhe punojmë me partnerët tanë evropian të sigurojmë që kjo të ndodh sa më shpejtë, deklaroi sot zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Eskobar, i cili gjendet për vizitë zyrtare në vend në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë Bujar Osmani.

“Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, pjesë kulturore, historike dhe ekonomike e Evropës dhe duhet të keni një karrige në tryezën e BE-së. Në atë pikëpamje do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet tuaja të tregohet fleksibiliteti në procesin e integrimeve evropiane, si dhe vazhdim i procesit reformues që kjo të bëhet realitet”, tha Eskobar.

Ai shprehu falënderim për partneritetin e SHBA-së me Maqedoninë e Veriut duke potencuar se ky nuk është vetëm partneritet, por miqësi dhe aleancë.

“Ne ndajmë vlera të përbashkëta të cilat janë në bazë të strategjisë sonë të vlerave të veçanta. E shpreh falënderimin e Maqedonisë së Veriut për mbështetje të vazhdueshme dhe përkushtim në NATO”, shtoi Eskobar.

Osmani nga ana e tij i shprehu falënderim Eskobarit për vizitën e tij të parë në Shkup.

“SHBA-ja mbetet pyrtneri ynë strategjik dhe aleat kredibil, jemi falënderues për mbështetjen e qartë dhe të zëshme nga SHBA-ja. Në atë kuptim interesat tona strategjike janë njëqind për qind të kompletuara me interesat e SHBA-së”, tha Osmani.

Shefi i diplomacisë theksoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është investimi më i sigurtë në rajon.

“Nuk ka dyshim se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është investimi më i sigurtë në stabilitetin e rajonit. Tani është momenti BE-ja të fillojë negociata me Maqedoninë e Veriut. Ky do të jetë vërtetim i madh për ne të mbesim të përkushtuar në reformat demokratike dhe ta përshpejtojmë integrimin tonë evropian. Ende më e rëndësishme nga ajo do të jetë guxim i madh për të tjerët, do të vërtetohet kredibiliteti i BE-së, do të inkurajohen proceset për tejkalim të dallimeve dhe pajtim të rajonit. Do të përshpejtohen integrimet euroatlantike dhe do të vërtetohet orientimi gjeostrategjik i rajonit tonë”, theksoi Osmani.

Ai shprehu falënderim për përkushtimin dhe fokusin që SHBA-ja ia jep rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Për këtë dëshmon edhe vizita e sotme e z. Eskobarit, por gjithashtu më i rëndësishëm është urdhëri i kryer i presidentit Bajden që është garancion i artë për vlerën dhe paprekshmërinë e marrëveshjeve të cilat themelohen në paqe, stabilitet dhe zhvillim demokratik të rajonit – Marrëveshjen e Dejtonit në Bosnja, ndërsa te ne Marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë”, tha Osmani.

SHBA-ja shtoi Osmani, luan rol të rëndësishëm në arritjen e stabilitetit afatgjatë, Maqedonisë Veriore prosperitare dhe demokratike, por edhe gjithë rajonit.

“SHBA-ja ishte me ne dhe na ka mbështetur në të mirë e në të keqe. Në momente të tundimeve dhe krizave të mëdha na kanë ndihmuar të mbesim në rrugën e vërtetë të përkushtuar në vlerat tona të përbashkëta euroatlantike. Kjo nuk ishte gjithmonë e lehtë, por gjithmonë ishte e domosdoshme të vazhdohet përpara edhe krahas sfidave dhe problemeve të ndryshme. Marrëveshja kornizë e Ohrit dhe marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, janë suksesi ynë dhe vlera e përbashkët për të gjithë. I arritëm sepse gjithmonë e kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë në vend të parë SHBA-në. Së bashku arritëm ta transformojmë shtetin tonë, ta përforcojmë demokracinë, t’i përmirësojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe ta rrisim bashkëpunimin rajonal. Vazhdojmë së bashku edhe në të ardhmen me punë të përkushtuar t’i realizojmë qëllimet dhe interesat tona të përbashkëta dhe strategjike”, theksoi Osmani.