Është rritur qarkullimi në industri

Shkup, 13 gusht – Qarkullimi në industry në periudhën janar – qershor 2021 lidhur me gjysmëvjetorin e njejtë të vitit të kaluar për 26,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Qarkullimi në industry në qershor të këtij viti është rritur për 17,9 për qind në raport me muajin e njejtë të vitit të kaluar, përderisa në raport me majin 2021 është rritur për 2,8 për qind.

Sipas grupeve kryesore industrial, qarkullimi I përgjithshëm në industry në qershor 2021 në nivel vjetor shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 31,1 për qind, Prodhime kapitale çpër 15,7, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 35,8 dhe Prodhime të paqendrueshme për 5,4 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregut vendor në qershor 2021, në raport me qershorin 2020 është rritur për 8,5 për qind, ndërsa në raport me majin 2021 për 14,5 për qind. Në periudhën janar – qershor 2021, ndërkaq, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është rritur për 4,7 për qind.

Sipas grupeve kryesore industrial, qarkullimi në industrinë e tregut vendor në qershor 2021, në raport me qershorin 2020, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 2,4 për qind, Prodhime kapitale për 38,2, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 33,7 dhe Prodhime të paqendrueshme për konsum të gjerë për 9,6 për qind.

Qarkullimi në industrinë e tregjeve të huaja në qershor 2021, në raport me qershorin 2020, është rritur për 19,7 për qind.

Sipas grupeve kryesore industrial, qarkullimi në industrinë e tregjeve të huaja në qershor 2021, në raport me qershorin 2020, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 42,8 për qind, Prodhime kapitale për 15,5, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 28 dhe prodhime të paqendrueshme për konsum të gjerë për 0,4 për qind.

Indeksi I qarkullimit në industrinë e tregjeve të huaja, në qershor 2021, në raport me majin 2021 është pakësuar për 0,1 për qind, përderisa në periudhën janar – qershor 2021 në raport me periudhën janar – qershor 2020 është rritur për 32,1 për qind