ESHR publikoi raportet e revizorit për Kuvendin

Shkup, 27 maj – Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) sot në ueb faqen e saj i publikoi raportet revizore për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht tri llogari.

Nga ESHR informojnë se për raportin revizor të Kuvendit, llogaria për buxhetin e donacionit – programi për mbështetje të Parlamentit (785-60) kanë shprehur mendime pa rezerva për autenticitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për pajtueshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara. Citojnë se nuk janë marrë vërejtje në projekt-raportin e revizorit shtetëror të autorizuar.

Për raportin e revizorit të Kuvendit, llogaria e buxhetit bazë (367), është konfirmuar se Kuvendi nuk disponon me fletëpronësi me të drejtë të konfirmuar të pronësisë/shfrytëzimit të tokës dhe objektit në të cilin është vendosur dhe i kryen funksionet dhe regjistrimet e pjesshme të kontabilitetit për librat me të cilat disponon Kuvendi.

Ndër rekomandimet kryesore është vazhdimi i aktiviteteve për regjistrimin e së drejtës pronësore/
Rekomandohet përdorimi i pronës në dispozicion të Kuvendit dhe regjistrimi i plotë i librave.

Në raportin e revizorit thuhet se dobësitë kryesore sistemike janë rregullimi i rregullores lidhur me: bazën e pagave të të zgjedhurve dhe të emëruarve, angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, mungesat e deputetëve dhe rimbursimin e shpenzimeve për pagesa rrugore.

Me raportin e revizorit të Kuvendit, llogaria buxhetore e donacionit nga Konfederata Zvicerane (785-40), nuk ka identifikuar rekomandime dhe dobësi sistematike dhe ka shprehur një opinion të pakualifikuar për
vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe përputhshmërinë me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Nuk janë pranuar vërejtje për projekt-raportin e revizorit shtetëror të autorizuar.

Raportet revizore nga tri llogaritë në gjuhën maqedonase dhe shqipe janë në dispozicion në linqet në vijim:

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-05/Sobranie_2020_KI_sm_637_f.pdf

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-05/Sobranie_2020_KI_sm_785_40.pdf

https://dzr.mk/sites/default/files/2022-05/Sobranie_2020-KI_sm_785_60.pdf