Engjëll Hoti transferohet te Llapi

Llapi ka njoftuar edhe për një tjetër përforcim sot.

Skuadra e Llapit po tregohet mjaft aktive në këtë merkato. Së fundmi, skuadra nga Podujeva ka njoftuar për transferimin e Engjëll Hotit.

23 vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Llapit.

Hoti së fundmi ka luajtur me skuadrën e Trepçës ’89 dhe aktivizohet në repartin e mesfushës.