Ekspozitë “”Reflektime pariziane” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë
Shkup, 18 mars – Ekspozitë me vepra të themeluesve maqedonas që jetuan dhe punuan në Paris ndërmjet dy luftërave botërore do të vendoset në godinën Çifte hamam në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ndërsa në organizim të Galerisë nacionale në bashkëpunim me Institutin francez në Shkup.
Të pranishmëve dhe artdashësve do t’u drejtohen drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dr. Dita Starova Qerimi, ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut, Eks.tij. Cyril Bomgartner dhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Shkolla e Parisit është një emër për të gjithë artistët që pas Luftës së Parë Botërore dhe ndërmjet dy luftërave botërore qëndruan në Paris dhe prej andej bënë një ndikim të madh në zhvillimin e artit modern.
Kjo shkollë dhe arti i Parisit kanë një ndikim të madh në fytyrën dhe zhvillimin e modernizmit dhe artit maqedonas që nga fillimi deri në mesin e shekullit të 20-të, sepse artistët bashkëkohorë maqedonas shkuan në Paris për specializime dhe qëndrime studimore, me qëllim përmirësimin e tyre, mësimet akademike të marra në Universitetet dhe Akademitë e Arteve të Bukura rajonale.
Në ekspozitë do të shfaqen vepra të themeluesve të artit bashkëkohor maqedonas: Dimitar Pandilov Avramovski, Lazar Liçenoski dhe Nikola Martinoski dhe autorë të gjeneratës së dytë dhe të tretë të artistëve të arsimuar maqedonas, në vepra ndihet ndikimi i Parisit: Tomo Vladimirski, Borko Lazeski dhe Lena Stefanova.
“Në një koncept dhe prezantim të përzgjedhur, konciz,, do të prezantohen veprat më përfaqësuese nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, dhe në të njëjtën kohë një pasqyrë e zhvillimit të modernizmit në artin maqedonas nga fillimi i shekullit të 20-të dhe do të jepet kalimi nga afresku -pikturë dhe ikonografi, drejt artit të motiveve botërore”, informojnë nga Galeria nacionale me rastin e ekspozitës.

