Ekspertët Zbulojnë Gjurmë të Një Virusi të Ri – A Rrezikohemi Nga Pandemia e Radhës?

Ekspertët thonë se parashikimi i mutacionit të virusit dhe ndryshimi në mënyrën e transmetimit do të jetë i vështirë.Foto:Flickr

Gjurmë të një lloji të  ri virusi, i njohur ndryshe si virusi G4 janë zbuluar tek derrat në Kinë. Ky virus mund të ketë potencialin për tu kthyer në pandemi.

Ky virusi është një variant tjetër i gripit të derrit dhe deri më tani nuk transmetohet tek njeriu. Megjithatë, ekspertët thonë se ai ka të gjithë potencialin për të kaluar në mutacion dhe për tu transmetuar nga derrat tek njeriu.

Autoritetet shëndetësore në Kinë thonë se deri më tani ai nuk përbën një rrezik imediat por duhet mbajtur në monitorim që të pengohet një pandemi tjetër.

Këto janë pikat kryesore të një studimi të publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.

Si u Zbulua Ky Lloj i Ri Virusi?

Ekspertët thonë se parashikimi i mutacionit të virusit dhe ndryshimi në mënyrën e transmetimit do të jetë i vështirë.

Që nga viti 2011 deri në vitin 2018, shkencëtarët kinezë mblodhën dhe analizuan testet e mbi 30,000 derrave, të cilët konsiderohen mbartës të rrezikshëm të shumë viruseve që shkaktojnë viroza dhe grup.

Ato mund të mbartin shumë viruse të ndryshme të cilat kombinohen me njëra tjetrën dhe i japin jetë një lloji të ri virusi.

Pas analizës së kryer, shkencëtarët identifikuan plot 178 viruse shkaktare të gripit të derrit tek këto kafshë.

Njëri prej tyre është rezistent pavarësisht viteve. Bëhet fjalë pikërisht për virusin G4.

Ai ka karakteristika të ngjashme me virusin H1N1 që u bë shkas për pandeminë e vitit 2009, pandeminë e gripit të vitit 1918 dhe një lloji tjetër të virusit H1N1 që u shfaq në Amerikën e Veriut dhe përmban gene të viruseve që zaptojnë njeriun, shtazët dhe shpendët.

Sipas ekspertëve, rishfaqja e herëpashershme e këtij virusi tek derrat manifeston rrezikun e lartë të transmetimit tek njeriu. Studiuesit identifikuan një grup njerëzish të prekur nga ky virus dhe zbuluan se ky i fundit replikohej vetë në rrugët e frymëmarrjes së njeriut.

A Jemi Imunë Ndaj G4-ës?

Ekspertët janë të shqetësuar për faktin se njerëzit mund të mos jenë imunë ndaj këtij lloji të ri virusi,

Kjo do të thotë se sëmundjet përhapen shpejt nëse njerëzit nuk kanë fituar imunitet nga vaksinat e kryera në të shkuarën.

Megjithatë, fakti që shkencëtarët kanë bërë këtë zbulim në një fazë më të hershme krijon përshtypjen se gjërat mund të jenë disi nën kontroll sepse njerëzimi nuk ka fuqi të përballojë disa pandemi njëherësh./AgroWeb.org