Ekspertët: Mungesa e kontrolleve të shpeshta të automjeteve çon në aksidente fatale

Shkup, 28 nëntor – Mungesa e kontrolleve të rregullta të automjeteve, mungesa e kuadrit adekuat në pikat e kontrollit, por edhe mungesa e vozitësve profesionistë, janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të automjeteve transportuese, sidomos autobusëve. Sipas profesorit Sulejman Rahimi, në të shumtën e rasteve, fajtor për aksidentet është faktori njeri, shkruan Alsat

“Në parametrat e sigurimit të komunikacionit, me rëndësi është faktori njeri,. Pra Ai është që jep përgjegjësi për gjitha ndodhitë që pasojnë. Pastaj mirëmbajtja e auto parkut, gjendja teknike e tyre dhe faktori i kohë, kushtet e rrugës. Kjo që ndodhi, thash më parë, përgjegjës është faktori njeri. Pra resurset njerëzore që disponojnë me ndërmarrjen, automjetet transportuese, autobusët, sepse në ndërmarrje, sipas normativave ekziston program për mirëmbajtje”, tha Sulejman Rahimi, ekspert i komunikacionit.

Sipas Rahimit, organet kompetente siç janë inspektorati komunal dhe shtetëror, duhet të shtojnë sa më shumë kontrollet e tyre.

“Organet kompetente komunale, inspektorati komunal dhe republikan sa bëjnë kontroll të këtyre ndërmarrjeve për posedimin e dokumenteve gjendjen teknike të mjeteve por edhe gjendjen psikofizike të operatorëve që punojnë aty”, u shpreh Sulejman Rahimi, ekspert i komunikacionit.

Sipas ekspertëve është tejet e rëndësishme të shtohen kontrollet e inspektoratit kompetent. Rahimi gjithashtu thotë se janë të domosdoshme ndryshime në Ligjin e Transportit Publik, sidomos sa i përket vjetërsisë së automjeteve transportuese.