Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, pasuar nga Kosova – listës i prin Mali i Zi

Eurostat ka publikuar statistikat lidhur me pagat në Ballkan.

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin – pas saj renditet Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Serbisa dhe në vendin e parë ndodhet Mali i Zi.

Pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj.

Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane./Telegrafi.