Shërbimet hotelierike në qershor më të larta për 0,5% në nivel vjetor

Shkup, 5 gusht – Çmimet në shërbimet hotelerike në korrik të këtij viti, në krahasim me muajin paraprak, janë rritur për 0,1 për qind, ndërsa për 0,5 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje të shërbimeve hotelerike në korrik në krahasim me qershorin e këtij viti. është vërejtur në grupin Ushqim për 0,1 për qind.

Sipas ESHS, çmimet e shërbimeve hotelerike për periudhën janar – korrik të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 0,3 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2020 për 0,1 për qind.