Program për shkëmbmi të njohurive për qymyr në rajonet e Ballkanit P. dhe Ukrainës

Shkup, 9 gusht – Shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina kanë mundësi që të marrin pjesë në programin për shkëmbim të BE-së me të cilin mundësohet shkëmbim i përvojave dhe njohurive për tranzicionin e qymyrit drejtë burimeve ekologjike të energjisë.

Programi është pjesë e iniciativës për rajone me qymyr të cilin e zbaton Komisioni Evropian bashkë me gjashtë institucione ndërkombëtare – Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane për Investime, Sekretariati i Bashkësisë Energjetike, Fondi Kombëtar Polak për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor dhe Menaxhim me Ujëra dhe kolegjin e Evropës në Natolin.

Thirrja ishte publikuar në takimin vjetor të iniciativës së 24 qershorit, ndërsa në të mund të marrin pjesë rajonet me qymyr në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Ukrainë dhe BE.

“Rajonet pjesëmarrëse do të çiftëzohen varësisht interesit të tyre dhe profesionalizmit, ndërsa pastaj do të zgjidhen tema relevante për heqje graduale të qymyrit dhe hollësisht do të hetohen. Do t’i jepet prioritet çifteve të cilët janë të krijuar nga një rajon me qymyr nga Ballkani Perëndimor dhe Ukraina dhe një nga BE-ja. Megjithatë, programi është fleksibil dhe i bazuar në nevoja. Të gjitha rajonet pjesëmarrëse do të kenë përfitime nga vizita studimore të financuara, shkëmbim të njohurive dhe mbështetje profesionale. Krahas mbështetjes së përshtatur profesionale, rajonet do të kenë qasje edhe në këshilla nga kolegët e tyre, përmes mundësive praktike për mësime dhe do të fitojnë qasje në mjete dhe mbështetje të cilat do t’iu ndihmojnë që ta vlerësojnë tranzicionin e tyre të deritanishëm, si dhe t’i shtrijnë hapat e ardhshëm”, thuhet në kumtesë.

Thirrja është e hapur deri më 15 shtator të këtij viti, ndërsa në ueb faqen e programit janë publikuar shumë informacione