OEMVP kërkon decentralizimin e pushtetit dhe reformave në institucione, VMRO-DPMNE premton projekte

Shkup, 24 shtator – Decentralizimi i pushtetit, reformave dhe zvogëlimi i punësimit të tepërt  në institucione, funksionimi i të drejtës dhe ligjet. Këto janë vetëm një pjesë e kërkesave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) të përmbajtura në platformën  për zhvillim ekonomik, e cila sot  në mbledhje pune  do t’i prezantohet liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ekipit të tij ekonomik.

Siç deklaroi kryetari i Odës, Nebi Hoxha para mbledhjes, kompanitë anëtare të OEMVP-së kërkojnë qasje serioze dhe përkushtim nga të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave, si dhe realizim të kërkesave të Platformës.

Mungesa e fuqisë së punës në sektorin privat, lufta kundër ekonomisë gri dhe korrupsionit, tha Hoxha, janë gjithashtu disa nga problemet me të cilat përballet  biznesi gjatë gjithë kohës, në bazë ditore.

“Platforma për zhvillim ekonomik të Odës është dokument shumë i rëndësishëm sepse bazohet në një numër të madh të analizave dhe anketave me bizneset, anëtare të saj. Bëjmë analiza në 11 shtylla me mbi njëqind pyetje. Sektori real kohë të gjatë ka probleme në bazë ditore dhe prandaj konsiderojmë se mbledhja ditore është shumë e rëndësishme. Do t’i nxjerrim të gjitha çështjet e hapura”, theksoi Hoxha.

Mickoski deklaroi se  në zgjedhjet e ardhshme lokale VMRO-DPMNE do të ofrojë shumë projekte që u interesojnë biznesit dhe ekonomisë.

“Ofruam jo vetëm decentralizim, por edhe riinstitucionalizim të Qeverisë, gjegjësisht  shpërndarja e saj në shumë fusha varësisht nevojave të qytetarëve. Vlerësojmë se kemi hapa revolucionar. Për fat të keq, për shkak të karakterit të kësaj Qeverie dhe keqpërdorimeve që ndodhën në zgjedhjet e kaluara të parakohshme parlamentare, shumë pak kemi mundur të flasim për ofertën. Shpresoj se në këto zgjedhje lokale do të flasim shumë për  ofertën, por edhe këtu jemi gjithashtu dëgjojmë që bashkësia e biznesit  dhe anëtaret e Odës kanë çka të flasin. Derisa një pjesë e atyre projekteve nuk janë përfshirë në programin e kandidatëve tanë për kryetarë të komunave, unë jam i bindur gjithçka e pambuluar të përfshihet. Fushata fillon të hënën, kemi tre ditë për të diskutuar, edhe pse unë jam i bindur se  pjesa më e madhe e kërkesave që paraprakisht i kemi diskutuar me njerëzit e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore janë përfshirë në programet e kandidatëve për kryetarë të komunave”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se situata në shtetin tonë për momentin është alarmante.

“Maqedonia është në majë të listës së shteteve më të korruptuara në Evropë, skandalet janë të përditshme. Ajo që veçanërisht më brengos është se ata nuk ndalen, pothuajse çdo ditë kemi nga një skandal që na turpëron neve qytetarëve. Këto zgjedhje lokale janë mundësi të tregojmë dhe t’i paralajmërojmë këta të cilët sot janë në pushtet, se gabimisht e praktikojnë Qeverinë, gabimisht e praktikojnë politikën dhe e çojnë Maqedoninë direkt në humnerë”, plotësoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

OEMVP dje mbajti takim me liderët e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët – Alternativa”, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.