Garanci nga Fondi Garantues deri 50 për qind nga vlera e kredisë për eksport përmes Bankës Zhvillimore

Shkup, 24 shtator – Kompanitë e mëdha eksportuese vendore me pronësi dominuese private të cilat kanë realizuar të paktën 30 për qind nga të ardhurat e tyre nga eksporti në vitin e fundit fiskal mund të marrin garanci deri 50 për qind nga vlera e kredisë për eksport.

Nga Banka Zhvillimore sot informuan se me garancinë mund të mbulohen kreditë vlera e të cilave lëviz prej 3.075.000 denarë deri 30.000.000 denarë.

Kërkesa për dhënien e garancisë individuale mund të parashtrohet direkt në Bankën Zhvillimore, ndërsa është e kapshme edhe në ueb-faqen nën Produkte-Garanci. Pas marrjes së kërkesës, ajo procesohet dhe jepet garanci individuale nga Fondi Garantues drejtë asaj banke ose kursimore nga cila kompani do ta marrë kredinë.

“Në këtë mënyrë, përmes garancisë nga Fondi Garantues deri 50 për qind e vlerës së kredisë për eksport, sigurohet mbështetje e dukshme për eksportuesit në drejtim të sigurimit të pjesës së kolateralit për kredi. Si siguri për garanci individuale përdoret kambial, thonë nga Banka Zhvillimore.

Garancia mund të lëvizë prej 1,5 milionë denarë deri 15 milionë denarë dhe është e mundësuar përmes vendosjes së skemës kredituese- garantuese e mbështetur nga shteti.

Me plotësimin e Ligjit për Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut u formua Fondi Garantues si njësi e veçantë organizative. Për Fondin Garantues fillimisht janë ndarë mjete në vlerë prej 10 milionë euro, me çka do të mund të garantohen kredi në vlerë të përgjithshme deri 100 milionë euro. Gjatë vitit 2021 është paraparë rritje e mjeteve të Fondit Garantues për pesë milionë euro shtesë, me çka mund të garantohen kredi në vlerë të përgjithshme deri 150 milionë euro.