Forum për hartim të së ardhmes energjetike (drejtpërdrejtë)

Shkup, 13 shtator – Sot në Shkup ka filluar “Forumi dyditor energjetik i Maqedonisë së Veriut 2021: Hartimi i së ardhmes energjetike”.

Fjalim hyrës në Forum do të ketë kryeministri Zoran Zaev.

Krahas kryeministrit, fjalime hyrëse do të kenë edhe ambasadorja amerikane në vend, Kejt Mari Bërnz, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gird dhe drejtori i Institutit ZIP, Agim Selami.

Në Forum do të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili do të flasë në panelin e titulluar “Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt Marrëveshjes së gjelbër të Bashkimit Evropian”.

Është paraparë në Forum të mbahen panel-sesione të veçanta në të cilat kreatorët e politikave., liderët e kompanive energjetike dje ekspertë nga kjo sferë nga e mbarë bota do të diskutojnë për rëndësinë e energjetikës, si dhe për sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Forumi tradicionalisht mbahet për të katërtin vit me radhë në organizim të Institutit ZIP, Qeverisë dhe Ambasadës së SHBA-së në vend. 

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/284288923149958