Çdo të martë Shën Peterbrg – Shkup, linjë e re ajrore e “Norduind Erlajns”

Shkup, 21 shtator – Me fluturimin që duhet të arrijë sot në 13:35 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup, linja ajrore ruse “Norduind erlajns” e fillon linjën re ajrore Shën Peterburg Shkup.

Siç kumtoi kompania, fluturimet do të zhvillohen një herë në javë, çdo të martë.

Me rastin e vendosjes së linjës së re ajrore, në platformën e aeroportit do të drejtohen ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak dhe përfaqësuesi i Norduind, Ibrahim Jëlldëz.

Më 4 qershor të këtij viti “Norduind filloi me fluturime direkte Moskë – Shkup, të cilat së shpejti, sipas paralajmërimeve, do të zhvillohen tri herë në javë – të hënën, të mërkurën dhe të premten.