Ekipet nga Maqedonia e Veriut në Ligën e Evropës, morën kundërshtarët e tyre në kualifikime

Nion, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Ekipet nga Maqedonia e Veriut, të cilat që do të luajnë në kualifikimet për Ligën e Evropës, këtë pasdite zbuluan kundërshtarët e tyre për në xhiron e parë.

Në shortin e sotëm në Nion, Shkëndija dhe Shkupi, si dhe Sileksi, i cili luan në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, do të takohen me ekipet nga Azerbajxhani, ndërsa Renova mori rival nga Armenia.

Ndeshjet:

Shkëndija – Sumgajt

Shkupi – Nefçi

Renova – Alashkert.

Tre skuadrat do të kenë rolin e mysafirit, ndërsa ndeshjet do të luhen ose në fushën e kundërshtarit ose në fushë neutrale.

Të gjitha ndeshjet do të luhen më 27 gusht. bs/bsh/

Таг