“SHQIPTARËT duhet ta ruajnë miqësinë me AMERIKANËT”

në kategorine Kulturë/Maqedoni

Shqiptarët gjithmonë kanë patur një mik që ua ka mbrojtur interesin dhe të drejtat siç është Amerika dhe kjo miqësi duhet festuar dhe kultivuar edhe më tej, thonë nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore. Për të shënuar 100 vjetorin e kësaj miqësie, që ka nisur nga Konferenca e Parisit, kur u bë hartimi edhe i kufijve të ri në Evropë pas Luftës së Parë botërore , Instituti ka ripublikuar librin e Kristo Dakos origjinali i të cilit është publikuar në vitin 1919 gjatë Konferencës, për të sensibilizuar shtetet e mëdha që merrnin vendimet për çështjen shqiptare dhe copëtimin e trojeve të saj.

Zekirija Ibrahimi, ITSHKSH

“Libri u bë ndoshta arsyeja më e madhe që në konferencën e PArisit u ndryshua qëndrimi për shqiptarët. Pas aq shumë vitesh që shqiptarët ndoshta edhe e kanë harruar se çfarë ka qenë arsyeja, ose një ndër arsyet, ne sot e sjellim atë libër të botuar sikur që ka qenë para 100 viteve. Disa data historike shqiptarët duhej ti kujtojnë, që të freskojnë kujtesën e tyre kolektive për miqësinë shqiptaro-amerikane. Historia fillon më 1919 me Konferencën e Parisit dhe rolin e madh që aty kishte presidenti Villson. Një rol të madh për këtë miqësi kishin edhe misionarët protestant amerikan”

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Jahja Lluka, kujton kontributin e shtetit Amerikan për shpëtimin e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb dhe për krijimin e shtetit të ri të Kosovës. Ai thotë se është koha që shqiptarët të vetëdijësohen se doemos duhet të krijojnë sa më shumë miq, duke ndjekur shembullin e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës

“Ne më duket se jemi zgjuar nga gjumi më në fund se duhet të krijojmë miq. Pa SHBA-të populli shqiptar nuk do të ekzistonte. Posaqërisht miqësia e fundit dhe intervenimi i NATO-së në Kosovë që ishte shpëtim për popullin dhe për krijimin e shtetit. Edhe vizita e fundit e  funksionarëve të lartë Klinton, Albright, Klark dhe shumë të tjerë që ishin në Prishtinë që thanë se e duan popullin shqiptar dhe janë të gëzuar që e kanë ndihmuar një popull që ka qenë në shënjesër të sllavëve për asgjësim. Edhe sot ka tendenca që të grabiten disa pjesë të Kosovës. Gjatë shekujve trojet shqiptare po tkurren prandaj duhet tu them ëndrrave dhe projekteve sllave mjaft”

Drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve  Skender Asani thotë se amerikanët i kanë ndihmuar shqiptarët pavarësisht se në cilin shtet gjenden. Përmendi edhe kontributin në parandalimin e liftës civile në Maqedoni.

Skender Asani, ITSHKSH

“Jo vetëm gjatë Marrëveshjes së Ohrit, por në çdo moment, SHBA-të kanë qenë një garanë që shqiptarët të mos zhduken nga këto treva. Gjithmonë Amerika na ka patur nën përkujdesje. Jo rastësisht në konferencën e Versajës, delegacioni zyrtar shqiptar i Qeverisë së përkohshme në krye me Turhan Pashë Përmetin propozon dy kërkesa. Që Shqipëria të njihet me katër vilajetet e saj siç ishte gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ose që trevat veri-lindore ku hyn edhe territori i Maqedonisë, të hyjnë nën protektoratin e SHBA-ve. Ajo kërkesë e delegacionit shqiptar po realizohet pas 100 viteve”

Për të shënuar 100 vjetorin e miqësisë shqiptaro-amerikane, përveç librit të ribotuar të Kristo Dakos, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera, në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Në tre shtetet do të promovohet edhe nga një pullë postare për 100 vjetorin e kësaj miqësie. Pullat do të dorëzohen tek muzeu i ish presidentit në Amerikë.

/SHENJA/

GRUBI: Policia financiare të sqarohet për aksionin në LUBOTEN

në kategorine Maqedoni

Pas aksionit policor të konfiskimit të duhanit që u realizua nga një numër i madh i forcave policore, mëngjesin e ditës së martë në fshatin Luboten të Shkupit, ka reaguar edhe deputeti dhe i BDI-së, Artan Grubi.

Ai thekson se policia Financiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten, transmeton gazeta KOHA.

“Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundër efektshme edhe në rast se ka pasur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet”, thekson deputeti Grubi në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, qytetarët e Lubetenit thonë se kultivimi i duhanit është e vetmja mënyrë për të siguruar ekzistencën e tyre. Ndërsa partitë opozitare shqiptare kanë akuzuar se shumica parlamentare mundohet të fsheh dështimin e “fshesës” me aksione të tilla. (koha.mk)

PENDAROVSKI PËR “SHPIGEL”: Plani B është fillimi i negociatave në fund të vitit

në kategorine Maqedoni

Marrëveshja e Prespës kërkonte guxim dhe vizion të madh, besoj se këtë e kanë kuptuar edhe në Gjermani. Për këtë Maqedonia e Veriut nuk ka plan B. Plani ynë B është fillimi i negociatave në fund të vitit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për edicionin e internetit të gazetës gjermane “Shpigel”.

Gazeta gjermane intervistën me Pendarovskin, të publikuar pak para fillimit të vizitës së tij dyditore në Gjermani, e fillon me Marrëveshjen e Prespës, për të cilën thotë se është e pa precedent në historinë më të re të Ballkanit.

Gazeta vlerëson se “asnjë vend nuk e kuptoi seriozisht si Maqedonia” atë se “parimi më i rëndësishëm i politikës së Brukselit drejtë Ballkanit Perëndimor” është “zgjidhja paqësore e konflikteve dhe bashkëpunimi rajonal”, për çka dëshmon edhe “përcaktimi i shtuar gjeografik e Veriut në emrin e shtetit”.

Pendarovski, duke folur për votimin e shtyrë në Bundestag, në intervistë shfaq optimizëm të theksuar në kuptim të marrjes së terminit për fillimin e negociatave për hyrje në BE.

“Besoj se nuk ekzistojnë vërejtje më të thella kundër fillimit të negociatave për anëtarësim, por vetëm shtyrje teknike. Gjermania është partneri ynë më i rëndësishëm, ajo ishte një nga faktorët në Marrëveshjen e Prespës dhe në Berlin shumë mirë e njohin situatën politike në vendin tonë”, thotë Pendarovski për “Shpigel”.

Gazeta në intervistë flet edhe për vendosjen në një pako të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe marrjes së terminit të përbashkët për fillimin e negociatave për anëtarësim, ku vlerëson se megjithatë problemet e vendit tonë me sundimin e së drejtës dhe me korrupsionin janë më të vogla në krahasim me, situatën politike kaotike në Shqipëri.

“Qeveria e tanishme mundet dhe duhet të jetë më e qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe ta udhëheqë në mënyrë më konsistente evropiane, këtu ende ekziston hapësirë e lirë”, thotë Pendarovski në intervistën për “Shpigel”.

SHEKERINSKA: Shpesh ndodh që kryeministrat të kryejnë edhe funksion ministror

në kategorine Maqedoni

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot duke e komentuar paralajmërimin e kryeministrit që krahas funksionit kryeministror një periudhë të caktuar do ta kryejë edhe funksionin e ministrit të Financave deklaroi se shpesh ndodh që kryeministra të kryejnë funksione ministrore kur dëshirojnë të vendosin theks në çështje të caktuara.

Sipas Shekerinskës, nuk është as hera e parë e as e fundit që një kryeministër të kryejë edhe funksion ministror dhe shembuj të tillë ka pasur në Greqi, ndërsa për momentin shembull të tillë ka në Zelandën e Re.

“Kjo është porosia të cilën e dërgoi kryeministri, gjegjësisht se në situatë kur i treguam rezultatet në planin e integrimeve – po bëhemi anëtare e NATO-s dhe do t’i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian, fokusi kryesor të vendoset në ekonomi. Porosinë të cilën e morëm nga qytetarët është se tani na duhen më shumë rezultate në pjesën e rritjes ekonomike dhe kjo porosi nga kryeministri është porosi deri te qytetarët se fokusi kryesor i kryeministrit do të jetë pikërisht ekonomia”, deklaroi Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Në lidhje me propozimin që ministri aktual për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Sadulla Duraku që në të ardhmen të udhëheq me Ministrinë e re e cila duhet ta zëvendësojë Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministrja Shekerinska theksoi se pas kritikave nga opinioni se ai nuk është ministër i mirë për Ekologji, si Qeveri kanë vlerësuar se duhet që në këtë dikaster të sjellin energji të re, njeri të ri dhe politikë më të fuqishme.

Ajo i hodhi poshtë spekulimet se emërimi i Durakut është bërë nën presionin e BDI-së.

“Në lidhje me bisedimet e koalicionit, thamë që nga fillimi se nuk flasim me shantazhe dhe nuk lejojmë që dikush me shantazhe të veprojë drejt nesh”, deklaroi Shekerinska pas diskutimit të sotëm përfundimtar për Strategjinë kombëtare për zhvillim të konceptit një shoqëri dhe intelektualizmit.

ARS-ja ndan një milion denarë për BESIR ALILIN

në kategorine Maqedoni/Sport

Besir Alili sot u prit nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, i cili me këtë rast potencoi se mundësi ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm dhe me këtë meriton një falënderim të madh.

“Maqedonia është krenare për rezultatin dhe të gjithë ishin të tubuar në sheshe për të festuar rezultatin. Ata ishin ambasadorët më të mëdhenj dhe ata dëshmuan se janë përfaqësues të sportit më të popullarizuar në vendin tonë. Në periudhën e ardhshëm presim edhe rezultate edhe më të larta. Besiri është pjesë e ngritjes sportive në këtë sport dhe ai është pjesë e këtij programi me të cilin kemi një kampion evropian. Jam i bindur se në periudhën që pason do të kemi edhe më shumë suksese në këto kategori të sportit. Ne vazhdojmë që këto ambasadorët tanë ti ndihmojmë në garat e mëdha që të arrijnë rezultate të larta. Besojë se këto janë Shaban Sejdiu, Shaban Trstena të ardhshëm”, tha mes tjerash Kaevski, niofton Alsat-M.

Besir Alili falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe premtoi se do jep maksimumin në garat e ardhshme.

“Faleminderit do të garojmë edhe për medalje tjera. Nga garat që pasojnë , duhet të stërvitem më shumë dhe do të jap maksimumin që të përfaqësoje vendin tonë në garat e mëdha, tha mes tjerash Alili.

Drejtori Kaevski u zotua se do ndajë një milion denarë nga Angjencia për Rini dhe Sport, prej të cilëve 800 mijë për mundësin dhe 200 mijë për trajnerin.

HUNGARIA ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

në kategorine Lajme/Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë Llasllo Kover, sot ishte prezent në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO nga ana e Kuvendit Nacional të Hungarisë.

Ratifikimin e mbështetën 153 deputetë të cilët të gjithë votuan njëzëri PRO.

Hungaria është vendi i 19 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

(VIDEO) BLERIM BEXHETI: Bombat e El Çekës, projekt anti-shqiptarë

në kategorine Maqedoni/Video

Kreu i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti të ashtuquajturat “bomba” të El Chekas i vlerëson si  projekt anti-shqiptarë me qëllim të caktuar. Ai madje pyet publikisht se ku i gjejnë këta njerëz të cilëve ua japin këto përgjime.

“Kjo është çështje serioze për gjithë shtetin. Gjithkush që është pjesë e kësaj aventure mendoj se e dëmton vetë shtetin”, tha ai.

Policia me duhanin e konfiskuar është larguar nga LUBOTENI

në kategorine Lajme/Maqedoni

Policia me duhanin e konfiskuar është larguar nga fshati i Lubotenit.

Aksioni i policisë filloi nga ora 5.30 të mëngjesit, me urdhër të policisë financiare. Është kërkuar duhan dhe makinat për përpunimin e duhanit.

Sipas policisë financiare janë hetuar dyshimet për kontrabandë me mallra të akcizës, dhe për mashtrime doganore.

Banorëve u është thënë se duhani do të kontrollohet dhe nëse nuk vërtetohen supozimet e tyre atëherë i njëjti do të kthehet.

/SHENJA/

DIMKOV DHE GRUBI, dy deputetët e Komisionit për selektim të të punësuarve në ASK

në kategorine Lajme/Maqedoni

Deputetët Trajçe Dimkov dhe Artan Grubi do të jenë dy deputetët të cilët do të jenë pjesë e Komisionit për selektimin e të punësuarve në Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Deputetët do të kenë rol vëzhgues mbi procesin e përzgjedhjes. Emrat e tyre u bënë të ditur në Komisionin për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Zbulimit ku shqyrtohen edhe raportet vjetore të këtyre dy institucioneve. Prezent ishte edhe drejtori i sapozgjedhur i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.

/Alsat-M/

REXHEP IMERI porosi ZAEVIT: Kërkoni falje banorëve dhe kthejeni duhanin!

në kategorine Lajme/Maqedoni

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Lubetenit, Rexhep Imeri, dërgoi një porosi për kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai tha se kur ishte nevoja për ta ndihmuar atë, i dolën në ndihmë, ndërsa tani, ai po ua merr kafshatën e gojës.

“Kemi dalë për ta ndihmuar. Sot ai jep një urdhër, andaj kërkoj në mënyrë publike nga Zoran Zaev dhe Spasovski se ata i kanë një hak të madhe këtyre banorëve, të u kërkojnë falje dhe ta kthejnë duhanin e konfiskuar ngase ky duhan është kultivuar në mënyrë të ndershme dhe është legal. Le ta kthejnë kafshatën e gojës që ua kanë marrë banorëve”, tha Rexhep Imeri, raporton SHENJA.

PROKURORIA me aktakuzë për “EL CHEKËN”, rrezikon deri 5 vite burg

në kategorine Lajme/Maqedoni

Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka dorëzuar akuzë kundër personit i cili sipas tyre, ka kryer vepër penale – Përgjim të paligjshëm dhe incizim tonik.

“I akuzuari në fund të këtij muaji, nga një profil në rrjetin social, duke u paraqitur si “El Cheka”, ka publikuar disa materiale të penguara telefonike të disa personave, Me atë, i akuzuari u ka mundësuar shfrytëzuesve të rrjetit social dhe të personave tjerë që të mësohen me përmbajtjen e bisedave të incuzuara”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore Publike thekson se çdo publikim i përgjimeve të paligjshme është vepër penale, në pajtueshmëri me nenin 151 paragrafi 2 i Kodit Penal, në të cilin parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet burg.

ASH: Qeveria me masa të pas luftës së dytë botërore në LUBOTEN

në kategorine Lajme/Maqedoni

Të drejtën për jetë ta jep Zoti dhe ta mohon Qeveria, kjo është situata aktuale në fshatin Luboten. Kështu thonë në reagimin e tyre nga Aleanca për Shqiptarët për aksionin policor në Luboten.

“ Është i papranueshëm reagimi forcave policore ushtarake në fshatin Luboten, duke ua mohuar të drejtën për kafshatën e gojës.

Nuk të ofron punë, nuk investon, nuk të krijon lidhje infrastrukturore, nuk të ofron perspektivë, dhe ta ndalon përpjekjen për të rritur me nderë fëmijët. Kjo i ngjason masave të pas luftës së dytë botërore të cilat kishin për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre duke ua bërë të pamundur jetën”, thuhet në reagimin e ASH-së.

(VIDEO) POLICIA FINANCIARE: Presim mirëkuptim nga qytetarët

në kategorine Lajme/Maqedoni

Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale trafik me mall akcize dhe mashtrim doganor, Policia financiare në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme po realizon aksion policor në Luboten të Shkupit.

Nga Policia financiare njoftojnë se për shkak të hetimit nuk mund të japin detaje.

Nga Policia financiare thonë se presin bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët nga ky rajon, në interes të zbardhjes së plot të rastit.

/Alsat-M/

Aksion i policisë financiare në Luboten të Shkupit…

Publiée par Alsat sur Mardi 25 juin 2019

Aksion policor në LUBOTEN me urdhër të Policisë financiare (FOTO)

në kategorine Lajme/Maqedoni

Ende është duke u zhvilluar aksioni policor në Luboten të Shkupit.

Nga SPB Shkup për TV SHENJA, thanë se aksioni policor është i policisë financiare i mbështetur nga MPB.

Pas përfundimit të aksionit pritet që të ketë deklarata zyrtare lidhur me aksionin.

Sipas informacioneve të TV SHENJA, banorët e Luboteni janë të revoltuar nga ky aksion dhe kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës.

PENDAROVSKI e vazhdon vizitën në Gjermani

në kategorine Maqedoni

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e vazhdon vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Pendarovski dje u takua me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Maas, me të cilin këmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve. Me atë rast, siç informuan nga Kabineti i presidentit, është konstatuar se dy vendet kanë ndërtuar marrëdhënie të miqësisë, të përmbushur me besim dhe respekt të ndërsjelltë.

Prezantim i raportit për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit

në kategorine Lajme

Raport për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit gjatë periudhës prej janarit deri më 23 qershor të këtij viti do të prezantojë sot Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi.

Në prezantim të raportit, siç paralajmërojnë organizuesit, opinioni do të informohet për shkallën e përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve, përgjithësisht në Kuvend.

Raporti është përpunuar në suaza të projektit “Implementimi i Konventës për mbrojtje të të drejtave të fëmijës në Maqedoni”, zbatuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi dhe Forumi rinor arsimor, ndërkaq me mbështetje nga Fondacioni i fëmijëve Pestaloci.

NESËR votohen ministrat e rinj të Qeverisë

në kategorine Maqedoni

Kuvendi nesër në kuadër të seancës së 103-të duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë dhe zgjedhjen e ministrave të rinj.

Deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis jetësor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe kryeministrin Zoran Zaev për ministër të Financave, funksion të cilin do ta ushtrojë në periudhë të caktuar bashkë me funksionin kryeministër të Qeverisë.

Kuvendi duhet t’i shkarkojë Dragan Tevdovskin nga funksioni ministër i Financave, Lupço Nikollovskin nga funksioni ministër i Bujqësisë, Suhejl Fazliu nga funksioni ministër i Pushtetit lokal, Sadulla Duraku nga ministër i Ekologjisë, Zoran Shapuriq nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja, Hazbi Lika nga funksioni ministër për zbatimin e MO-së.

Emrat e ministrave të rinj në Qeveri, kryeministri Zaev i shpalli të dielën në Vallandovë, me çka propozimi ishte dorëzuar deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Të gjitha ndryshimet kadrovike në pushtetin ekzekutiv, Zaev pret të përfundojnë deri në fund të muajit dhe paralajmëroi se pret me rikonstruimin të bëhet ndryshim edhe i 20 vendeve në pushtetin qendror.

 

Ja si do jetë MOTI sot

në kategorine Lajme/Maqedoni

Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa vende në formë të motit të ligë. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 34 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell me vranësira mesatare, pasdite jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Nga DPHM cekin se deri nesër në orët e pasdites moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset në vende lokale do të jenë  më intensive në formë të motit të ligë me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit. Më pas në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell, nga e premtja me erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

HARAÇINË, përkujtohen dëshmorët e UÇK-së

në kategorine Maqedoni
Dhjetra banorë, ish luftëtarë e familjarë të dëshmorëve, u mblodhën në manifestimin përkujtimor në fshatin Harcinë, për të shënuar betejën e lavdishme të zhvilluar në këtë zonë në luftën e vitit 2001. Përmes fjalimeve e këngëve, të pranishmit përkujtuan të gjithë të rënët e luftës, kujtuan kontributin dhe sakrificën e tyre sublime që u bë gurthemeli I arritjes së të drejtave për shqiptarët në këto troje.
Të pranishmit përcollen mesazhe që kjo ngjarje të mos shënohet vetëm përmes manifestimeve por edhe përmes veprave të ndryshme që do ti kontribuojnë të ardhmes së këtij vendi.
“Të nderuar të pransihëm të flssësh për betejën e Haraçinës dhe dëshmorët e kombit na duhet shumnë kohë tani nuk na prmeton koha më tepër. Gjeneratat e reja por edhe ne të moshuarit duhet të dijmë se kush janë edhe bashkëuftaëtarët e këtyre dëshmorëve e kam fjalën për vetaranët e luftës por për këtë duhet të angazhohen histroainë dhe të shkruajnë libra për ta sepse secili dëshmor dhe vetarenë i luftës ka hisotrinë e vetë ashtu siç ka edhe beteja e Haraçinës”, tha me këtë rast Ragmi Emini ish lufëtar dhe organizator i manifestimit.
“Beteja e Haraçinës ishte kulmi i pajtimit mes dy popujve këtu dhe ky kulm nuk arriti qëllimin e vet dhe për ne mbeti që ta realizojmë si gjenerata në të ardhmen siç dijm ne shqiptarët. Amaneti i tyre realizohet së bashku me gjithë kombin shqiptar. Ne jemi një kombë, një flamur, një histori, një gjuhë prandaj sot e tutje jemi të gjithë përgjejgës për të realiztuar qëllimin të gjithë të rënëve për atdhe komb dhe flmaur”, deklaroi Fazliu Veliu nga SHVL UÇK.
“Amaneti i dëshmorëve të kombit shkon në vend kur ne jemi të sinqert, kur ne punojmë me zell dhe dituri për ta arriture gjitha ato të arritura për të cilin dëshmorët tanë dhanë jetën”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
Ne varezat e deshmoreve u vendos edhe një flamur gjigand kombëtar dhe u bënë homazhe e u vendosën lule mbi varret e atyre që nuk sakrifikuan as gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre, për një të ardhme më të mrirë e për të drejta të barabarta të brezave të rinj.
/TVM2/

(VIDEO) Kampioni BESIR ALILI kthehet me medalje të artë

në kategorine Maqedoni/Sport/Video

Besir Alili kampioni evropian i mundjes për kadet sot u kthye në Maqedoni me medaljen e art.

Nga Italia kanë ardhur me minibus, ndërsa kan udhëtuar 17 orë për të aritur në Maqedon. Trajneri i Besirit, Sufjan Ismaili thotë se rezultatet e mira te Besirit i ka pritur në këtë garë duke i ditur aftësit e Besirit. Rugëtimi i Alilit deri në finale nuk ishte i leht pasi mposhti kundërshtar të vështirë siç ishte Oskar Kulezky, Andrej Vitan, dhe Luka Gugegashvili.

“Kryesorja u kthyem me medalje, morëm medaljen dhe erdhëm. Po vetëm se ka filluar më herët karriera e këtij tashmë kanë fillu të vërtetohen rezultatet. Me këto rezultate me të vërtet me këto rezultate e kemi dridh krejt Evropën atje janë befasua të gjitha shtetet më të forta siç është Rusia,Azerbejxhani, Armenia.

A e keni pritur këtë rezultat?

Ne kemi pritur të jetë medalist por kur u futëm në finale nuk pritnjëm tjetër send vetëm se vendin e parë”, deklaroi trajneri Sufjan Ismaili.

Edhe kampioni i mundjes thotë se ju shperblye mundi, dhe tani mendon per garat botrore.

“Unë jam i s’ter kënaqur me këtë medalje dhe shpresojmë se në olimpiadë të arrimë rezultate më të mira”, tha mundësi Besir Alili.

Festa nuk mbaroi, të gjithë përkrahësit së bashku u nisen ne sheshin Skenderbe në Shkup.

“Ky rezultat nuk është vetëm i imi dhe i Besirit është i gjithë Klubit të Mundjes Liria por i gjithë popullit Shqiptarë, gjithë Republikës së Maqedonisë. Shpresoj se ky nuk do të jetë rezultati i fundit jo vetëm i Besirt por edhe i djelmoshave të tjera që ishin atje që dëshmuan shumë rezultate të lakmueshme që nuk mbahen mend këto vitet e fundit”, u shpreh Sufjan Ismaili, trajner.

Kryetari i komunes së Çairit i premtoi edhe rritje financiare mundësit të Shkupit Besir Alili.

/TV21/

(VIDEO) Protesta kundër BDI-së, OSMANI: Me shpifje nuk arrihet në pushtet

në kategorine Lajme/Maqedoni/Video

Duke komentuar protestën e sotme në Tetovë kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Demokratike për Integrim, zëdhënësi i partisë së Ahmetit, Bujar Osmani tha se sot u dëshmua qartës se qytetarët nuk mbështesin tentimin që nëpërmjet shpifjeve dhe publikimit të privatësisë së funksionarëve, të arrihet në pushtet. Porositi opozitën që të ndjekin BDI-në dhe nëpërmjet programit t’i konkurrojnë ata.

Mendoj se vet protestat, nëse mund t’i quaj ashtu treguan se qytetarët nuk mbështesin politikë të tentimit për të ardhur në pushtet nëpërmjet zbulimit të privatësisë së funksionarëve dhe shpifjeve, por kërkon program serioz, njerëz serioz me bagazh të një përvoje paraprake, megjithatë edhe projekte serioze që mund t’i dorëzojnë. U pa e qartë se cila është politika dhe porosia më e mirë për opozitën se cilën rrugë duhet ta marrin, për shkak se këtë rrugë që janë kapur është treguar në disa raste se është rrugë qorre dhe nuk i shpie në fitore. Më e mira është që të na ndjekin ne dhe të punojnë program dhe projekte serioze, të tregojnë kandidatë serioz dhe njerëz tek të cilët populli ka besim dhe të na konkurrojnë në atë mënyrë. I bindi se vetëm humbin kohë nëse tenton që në këtë mënyrë të vijnë në pushtet- deklaroi Bujar Osmani, BDI.

/Alsat-M/

(VIDEO) SIJARTO: Gruevski po angazhohet për integrimin e vendit në BE

në kategorine Maqedoni/Video

Nikolla Gruevski nga Budapesti fuqishëm angazhohet që vendi të jetë pjesë e BE-së. Kështu ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Sijarto e sqaroi rolin e azilantit Gruevski. Ai nuk mohoi takimet me Gruevskin, por nuk tregoi se për çfarë bisedojnë dhe çfarë informata merr nga ai, e që janë në dobi të qeverisë hungareze. Nuk u përgjigj në pyetjen e drejtpërdrejtë nga gazetarët- mos vallë Gruevski spiunon në Hungari.

Për dikë që në këtë rajon ka qenë 10 vjet kryeministër, supozoj se ka shumë njohuri për rajonin dhe unë nuk jam i autorizuar të publikoj asnjë pjesë të diskutimeve tona, por mund t’ju them se ish kryeministri juaj gjithashtu bën shumë përpjekje për anëtarësimin tuaj në BE- deklaroi Peter Sijarto, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani tha se në takimin me ministrin hungarez, për ndryshe mik personal i Gruevskit, aspak nuk kanë biseduar që ai të ekstradohet dhe ta vuajë dënimin me burg prej dy vjetëve.

Kjo është çështje juridike që i preokupon institucionet e atyre fushave dhe ato po komunikojnë. Ne nuk kemi lejuar që nga dita e parë që kjo çështje t’i prishë raportet e mira politike mes nesh dhe Hungarisë si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut- tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Ministria e drejtësisë sot konfirmoi se kërkesa për ekstradimin e Nikolla Gruevskit si organizator i ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit ka arritur tek kolegët e tyre në Hungari. Nëse dhe si do veprojë Hungaria, Sijarto nuk u përgjigj. Vendim për kërkesën e tillë do të merr gjykata e atjeshme.

/Alsat-M/

ADEMI: Punohet për shpërnguljen e “Sami Frashërit” në ish kazermën e Kumanovës

në kategorine Maqedoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndërmori të gjitha aktivitetet dhe koordinohet me institucionet tjera që t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme nga gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri” që të transferohen në objektin e ish-ZIK, ku tani mbahet mësimi, në ish-kazermën “Hristijan Todorovski – Karposh”, informon gazeta KOHA.

Këtë e deklaroi ministri Arbër Ademi, i cili sot në Kumanovë mori pjesë në diskutimin publik nga seria që MASH i organizon përmes qyteteve në vend për projekt-ligjet për arsimin fillor dhe për mësuesit dhe bashkëpunëtorët profesionistë.

Duke u përgjigjur në pyetjen Ademi deklaroi se tre objekte nga ish-kazerma janë në pronësi të MASH, se si institucion janë në komunikim të përhershëm me Agjencinë për planifikim, hapësinor ku përpunohet Plani urbanistik detajor (PDU) dhe se bashkë me të edhe me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve punojnë në procedurat administrative. Pastaj MASH, siç tha, do të shpallë furnizim publik për dokumentacion teknik, ndërsa pastaj edhe furnizim publik për realizimin e aktiviteteve ndërtimore. Pret se këto pengesa administrative do të tejkalohen. (koha.mk)

1 2 3 28
Shko lartë