Editorial/ Qytetarët ndjehen si jetimë nga “mos”funksionimi i ambasadave, veçanërisht në Bullgari!?

Shkup, 30 nëntor – Tragjedia që ndodhi në Bullgari javën e kaluar, nxorri në pah edhe një dukuri tjetër, që ishte mosfunksionimi i ambasadës së vendit tonë në Sofje, ku qytetarët që kishin nevojë më shumë se kurrë për shërbimet e saj nuk mund ti merrnin ato, e kjo ngjalli një dilemë dhe pyetje se sa funksionale eshtë shërbimi i jonë i jashtëm, dhe sa ai ka potencial ai për t’iu gjendur pranë shtetasve tanë, e që ngjarja e aksidentit, tregoi se ajo nuk është në nivelin e duhur.

Ambasadat apo përfaqësit diplomatike kanë një rëndësi shumë të madhe për shtete, pasi ata jo vetëm që përfaqësojnë shtetin e tyre në vendin pranues, por që në të njejtën kohë ajo mbron interesat e saj dhe u gjendet pranë shtetasve të saj për çdo nevojë, kërkesë dhe problematikë që ata mund të hasin gjatë qëndrimi apo edhe kalimit në një shtet të huaj, shkruan Zhurnal.

Vendi i parë në të cilin paraqitet një shtetas në një vend të huaj është pranë ambasadës së vendit të tijë, gjithashtu edhe në rast se ndodhë ndonjë gjë, autoritetet e ati vendi në fillim lajmrojnë po ambasadën për shkakun apo shkqet e një problematike, konfliki, arresti apo edhe tragjedie, dhe përfaqësia diplomatike duhet të informoj shtetin e vet për të gjitha zhvillimet që lidhen me ata qytetarë, e kjo është një detyre e tyre e cila ësht e rregulluar dhe sanksionuar bligim në bazë të Konventës së Vienës që rregullon marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore.

Duke pasur një detyrë të tillë që rregullohet me konventa ndërkombëtare, shtetet i kanë dhënë një rëndësi të madhe këti aspekti, ku kanë krijuar një strukturë të mirë organizuar dhe pajisur me të gjitha gjërat e nevojshme si në aspektin logjistik, financiar dhe juridik me qëllim që ato të jenë sa më funksionale dhe të jenë pranë qytetarëve çdo herë që të paraqitete nevoja për ndihmën apo asistencën e tyre, shkruan Zhurnal.

Jo të gjitah shtete kanë arritur që të kenë një sistem diplomatik funksional, e nga e gjithë kjo kanë pësuar qytetarët, pasi që ata nuk kanë mundur që të marrin shërbimet dhe mbështetjen e tyre në momentin që më shumë kanë pasur nevojë, e fatkeqësisht e njejta gjë ju ndodhi edhe qytetarëve të Maedonisë së Veriut, vetëm një javë më parë, ku ata edhe përkundërfaktit se kishin nevojë më shumë se kurr për të marrë përkrahjen e përfaqësisë sonë diplomatike, por që nuk arritën ta kenë të njejtën.

Tragjedia që ndodhi në Bullgari vetëm një javë më parë ku humbën jetën tragjikisht 45 bashkëqytetarë tanë, nxorri në shesh edhe një dukur tjetër, që sistemi ynë diplomatik nuk po funksiononte në mënyrën e duhur, pasi në një fatkeqësi të tillë ajo nuk arrti që tu gjendej pranë shteasve të saj dhe të as tu jepte ndonjë informacion familjarëve për fatin e të afërmve të tyre, pra ambasado jonë në Sofje dështoi që ta përmbush detyrën e saj për të cilën jo vetëm që është ngarkuar por që paguhet nga taksat tonë.

Duhet të jemi realist se Ministri i Jashtëm ishte një nga të parët që shkoi në vendin fqinjë,e pos tij atje shkuan edhe Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë, por që ky fakt nuk e mbulon dështimine përfaqësuesve të ambasados sonë në Sofje, ku vet qytetarët u prononcuan dhe akuzuan atë se është jo funksionale, pasi prej tyre ata nuk kishin arritur të merrnin asnjë lloj ndihme apo të dhëne për tragjedinë që kishte ndodhur, shkruan Zhurnal.

Abmasada jonë atje duhet që ti kishte paraprirë procesit të kishte krijuar kushte për të siguruar informacione, ndihmë logjistike dhe juridike jo vetëm për personat e përfshirë në aksident, por edhe për familjarët e tyre, pasi shumë prej tyre udhëtuan nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Bullgarisë, për të marr të dhëna më të sakta apo burimore për fatin e pasagjerëve të autobusit, por që fatkeqësisht ata hasën në një ambasadë totalisht jo funksionale, e kjo jo pak penalizoi shtetasit tëne, të cilët kishin nevojën e mbështetjes së saj më shumë se kurr më parë.

Neglizhenca e tyre për të dhënë informacione zyrtare dhe burimore, bënë që në vendin tonë të shpërthejnë shumë teori për numrin e viktimave, të lënduarve, apo edhe për shkaqet e mundëshm që çuan deri te aksidenti e që e gjithë situata e krijuar shkaktoi panik dhe pasiguri tek qytetarët e vendit tonë, e kjo bëri që pikëllimi dhe dhimjba e familjarëve për humbjen e të afërmve të tyre të rritet edhe më shumë, shkruan Zhurnal.

Në këtë situatë, Ministria e Jashtme duhet që të ndërmarrë një inciativë për të riorganizuar mënyrën e funksionimit të sistemeve tona diplomatike në botë, me qëllim që ata të gjenden në krye të detyrë për të ndihmuar shtetasit e vet në raste kur ata kanë nevojë për ta, pasi në fund të fundit kjo është detyra që ata kanë marrë përsipër për ta kryer, e mos të përsëritet situata e njejtë si em përfaqësin tonë në Sofje, që ishte apsolutish jo funksionale.///Zhrunal.mk