Edhe Stjuart Piç për vizitë në Shkup

Shkup, 26 tetor – Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Piç do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa janë paraparë edhe takime me përfaqësues të Qeverisë.

Stjuart Piç pasdite së bashku me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadorin britanik në Shkup, Methju Loson do të marrin pjesë në pranim-dorëzimin e donacionit të Mbretërisë së Bashkuar që përfshin 14 njësite mobile për trajnimin e pjesëtarëve të Armatës në një mjedis urban.