Edhe policia pyjore aktivisht mer pjesë në shuarrjen e zjarreve
Shkup, 6 gusht – Në shuarrjen e zjarreve është angazhuar edhe policia pyjore e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë. Ata janë angazhuar me të gjithë potencialin njerëzor dhe mekanizmat që kanë në dispozicion.
Ata janë të pranishëm në terren dhe po marin pjesë aktivisht në trajtimin e situatës. Nga Ministria falenderojnë të gjithë ata që rrezikojnë jetën me qëllim të mbrojnë pyjet.